Lidhu me ne

Kryesore

Një socialist normal është një socialist i rrezikshëm

Diogjeni-Ne-kermim-te-nje-burri-te-ndershem-1

Ka burra në politikën shqiptare të cilët nuk kanë krijuar asnjëherë konflikte, kanë prodhuar mendime, kanë ruajtur një profil “normal” për një politikan dhe që, mbi të gjitha, karrierën e kanë parë si mundësi për të propozuar idetë dhe qëndrimet e tyre për të zgjidhur probleme dhe jo si shfaqje të llojit “reality” për të fituar popullaritet dhe para.

Këta njerëz, të pakët në numër— sepse, fatkeqësisht, politika shqiptare ushqehet vazhdimisht, kohët e fundit më shumë se më parë, me individë që mendimin nuk e kanë ndër anët e tyre të forta në mos ju mungon fare—nuk duken në ankth për të rënë në sy, për t’u shfaqur apo për të dalë nga një lloj heshtje gri e tyre, e cila në kohë të tjera mund të dukej normale.

Në momente vështirësie e çoroditjesh të mëdha është normale që njerëzit të kërkojnë ndonjë pikë referimi të aftë për të qetësuar shpirtra; ndaj në çaste të tilla emrat e tyre fillojnë e shqiptohen si mundësi për të ruajtur balancën dhe rendin e gjërave—rol që në demokracitë perendimore e marrin presidentët dhe mbretërit.

Por tek ne struktura e shtetit nuk është e përcaktuar qartë, madje ajo qepet dhe riqepet sipas masës së udhëheqësit të radhës: në vetëm 25 vjet kemi kalaur nga autokraci parlamentare në autokraci kryeministrore në përzierjen e sotme mes një principate vasale dhe dhe një oligarkie, pa asnjë lloj kontrolli dhe balancimi të pushteteve.

Ndaj tek ne, në periudha krizash politike, e vetmja zgjidhje që mendohet është ajo e një qeverie teknike–një formulim hipokrit për të thënë “të gjithë brenda për të kontrolluar njëri-tjetrin”—e kryesuar nga ndonjë figurë jokonfliktuale dhe me reputacion normal.

Tani që ne kemi hyrë në krizën e rradhës—qeverisja është goditur nga mosbesimi i aleatëve ndaj njëri-tjetrit dhe, në përgjithësi, nga mosbesimi i të gjithë aktorëve politikë ndaj Kryeministrit Rama—sërish zgjidhja që po kërkohet është ajo e qeverisë teknike. Qëkurse u përmënd për herë të parë nga kryeparlamentari Meta, kjo ide ndezi ethet e kërkimit të personazheve “të qetë”, të cilët mund të kënaqin frikërat e të gjithëve dhe të sigurojnë të paktën një proces të rregullt zgjedhor.

Një nga emrat e prodhuar nga “analistët e interesuar” është ai i ish-Presidentit Rexhep Meidani, një socialist i vjetër dhe i vërtetë, pak i shfaqur në publik, por i njohur për qetësinë dhe, mbi të gjitha, integritetin.

Por menjëherë “kundër-analistët e interesuar”, duke qënë se nuk mund të godasin drejtpërdrejt atë, nisën një linçim të vërtetë publik të djalit të tij i tij. Pse u dha ky urdhër për analistët rilindas për të sulmuar njëzëri djalin e Meidanit?

Duket gati e pabesueshme, por grupi drejtues i Rilindjes ka humbur, me largimin e Koço Kokëdhimës, të vetmen figurë që në një mënyrë ishte i aftë të kishte një arsyetim politik, duke qenë se gjithë të tjerët janë vetëm “bejlerë” që janë përqëndruar në zgjerimin e çifligut të tyre privat duke shfrytëzuar mandatin që po mbaron, i cili është bërë, befas, jetik për nevojën e Edi Ramës për ruajtjen e pushtetit deri në zgjedhje.

Dështimi i dukshëm i politikave publike të qeverisë po nxjerr në pah paaftësinë e plotë të qeveritarëve rilindas për të formuluar edhe një propozim çfarëdo, i cili mund të ringjallë koalicionin të paktën deri në fund të mandatit.

Në këtë shkretëtirë idesh, zgjidhja ose, më mirë, metoda e vetme që mbetet është ajo e denigrimit të çdo lloj alternative tjetër—të jashtme, si koalicioni i mundshëm Basha–Meta; ose të brendshme, si politikanët Blushi, Meidani apo kushdo socialist tjetër jorilindas.

Sepse, sot, në Partinë Socialiste krahasimi është mbi të gjitha i brendshëm: baza socialiste, tashmë, e zhgënjyer apo e çoroditur apo e frikësuar apo të gjitha bashkë po fillon të bëjë krahasimet mes partisë socialiste rilindase dhe asaj tradicionale (pararilindase).

Në këtë krahasim rikthimi në skenë apo edhe vetëm rikujtimi i figurave më të hijshme dhe politikisht më “normale” se figurat anormale dhe amorale rilindase, mund të nxjerrë në pah zbrazëtinë dhe humbëtirën e thellë të qeverisë Rama dhe rilindjes së tij.

Kujtesa se mes socialsitëve ka patur apo ka figura normale dhe të njerëzishme politike mund të rilindë mes socialistëve dëshirën për partinë pararilindase: një parti që, me gjithë problemet e veta, kishte më shumë demokraci, më shumë përfshirje, më shumë dinjitet dhe më shumë nder se partia socialiste e degraduar dhe dhunuar nga Edi Rama.

Ideja e një socialisti normal është sot rreziku më i madh për Edi Ramën. Ndaj më shumë se Rexhep Meidanin “qentë” rilindas të sulmit u turrën të shqyenin idenë e “rexhep meidanëve”, për të mos lejuar që në mëndjet e thjeshta socialiste të mbijë ideja e rrezikshme se socialistët kanë patur dhe mund të kenë udhëheqës normalë.

Një socialist normal është sot një socialist i rrezikshëm (për rilindjen)./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Letonia bën histori, për herë të parë fiton çmimin Oscar me filmin e animuar “Flow”

Regjisori letonez Gints Zilbalodis bëri histori në ndarjen e 97-të të çmimeve të Akademisë, me filmin e tij të animuar...

Radar22 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix23 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore23 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix24 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar1 ditë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore1 ditë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal1 ditë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 ditë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Facebook