Lidhu me ne

Kryesore

Plani i fundit Rama: Godinë mbi 30 katëshe në krah të Hotel Tiranës

Plani i fundit Rama: Godinë mbi 30 katëshe në krah të Hotel Tiranës

Planet e Kryeministrit Rama për ta mbushur zonën qëndrore të Tiranës me kulla të larta duket se janë më të mëdha se sa është bërë e ditur deri tani.

Mbas imponimit në mënyrë të paligjshme të ndërtimit të një kulle 25 kate, si pjesë e stadiumit të ri të futbollit, nën udhëzimin e Kryeministrit po përgatiten projektet për ndërtimin e disa kullave të tjera të larta në pika kyçe të zonës qëndrore të Tiranës.

Për këtë qëllim, janë angazhuar 2 studio arkitekture që po zbërthejnë idetë e Kryeministrit për këto kulla, të cilat do të ndërtohen nga disa prej tregtarëve dhe ndërtuesve më të mëdhenj në vend.

Pak ditë më parë u bënë publike tre projekt-variante për një kullë mbi 30 katëshe të palnifikuar për në terrenin ku sot gjendet këndi i lojrave 7 Xhuxhat, në rrugën e Elbasanit.

Sot Exit po publikon një projekt të një kulle po mbi 30 katëshe e cila është planifikuar të ndërtohet në Sheshin Skënderbej, në krah të Hotel Tiranës—në imazhin më poshtë, Hotel Tirana (15 kate) është ndërtesa e vogël në krah të djathtë, ndërsa kulla e re është me ngjyrë të verdhë.

Ndertsa ne krah te Hotel Tiranes
Render i projekt-godinës së re planifikuar në Sheshin Skënderbej

Zbulimi i këtij plani hedh më shumë dritë mbi qëllimet e vërteta të Kryeministrit për rindërtimin e Sheshit Skënderbej, i cili duket se do të projektohet në shërbim të ndërtimeve të larta tregtare përqark tij.

Dje ne shkruam rreth projektit të parkimit nëntokësor në Sheshin Skënderbej që Kryeministri bëri publik po dje. Sot, arsyeshëm mund të mendohet se qëllimi i përfshirjes së papritur të këtij parkimi, të paparashikuar në asnjë plan apo ide të mëparshme për sheshin, është pikërisht të ndërtojë infrastrukturën ndihmëse dhe, për rrjedhojë, të rrisë vlerën e tregut të ndërtimeve të larta që Kryeministri ka planifikuar përreth Sheshit Skënderbej.

Projekt-kulla në krah të Hotel Tiranës përforcon idenë se Kryeministri Rama ka vendosur që, në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme, të çojë përpara idetë e planit të qendrës së Tiranës hartuar nga firma franceze Achitechture Studio, i njohur si plani francez.

Plani francez parashihte 10 kulla të larta—mbi 81 metra secila, afërsisht 20-25 katëshe—të cilat do të vendoseshin përqark Sheshit Skënderbej dhe anash aksit të Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Screenshot 2016-08-09 15.22.24
Render nga plani francez për qendrën e Tiranës me kullat e larta anash Sheshit Skënderbej

Plani francez u miratua në vitin 2010, por zbatimi i tij u ndërpre nga humbja e bashkisë nga Zoti Rama. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, Zoti Rama ka rinisur përpjekjet për ndërtimin e kullave të larta që kishte dëshiruar që në krye të herës.

Duket se pushteti gati absolut si kryeministër, ka rritur ambicjet e Zotit Rama, pasi planet e tij për ndërtime të larta dhe “zhvillim” përmes betonizimit tashmë përfshijnë ide dhe vende të konsideruara tabu nga të gjithë, përfshi edhe arkitektët më ambiciozë, të tilla si parku i liqenit, pjesën anas korpusit universitar, stadiumin Qemal Stafa, etj.

Duke qenë se qasja e Kryemisnitrit Rama është si përherë klienteliste, projektet e tij të fundit janë shkatërruese për qytetin pasi ato nuk janë projektuar në mënyrë të harmonizuar dhe integrale—por janë, kryesisht, produkt i interesave të klientëve të Kryeministrit dhe të fantazisë momentale “artistike-arkitekturore” të tij për jetëzimin e këtyre interesave./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix4 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar4 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar4 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport4 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar4 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet4 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix7 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix7 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix9 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook