Lidhu me ne

Mix

7 arsye pse nuk i pëlqejmë të hënat

635898654656740899-70439767_monday-morning

Nuk i durojmë dot dhe kjo nuk është aspak e zmadhuar. E hëna është dita më e padëshiruar e javës nga kushdo që duhet të dalë shpejt në mëngjes, nga shtëpia, për të shkuar në punë, ose në shkollë. E premtja, sa për sqarim, duket se është dita më e dashur e javës. Si ka mundësi, kush ka ndonjë ide?

Por le të kthehemi te e padëshiruara, e hënë. Aq e padëshiruar, aq depresionuese, sa e hëna, sipas shumë studimeve, është dita në të cilën ne priremi të ankohemi pothuaj dy herë më shumë sesa çdo ditë tjetër të javës. Është aq e padëshiruar, dhe kjo, në nivel botëror, sa është dita që në total llogarit më shumë minuta vonesë në punë.

Po pse e kemi kaq shumë inat të hënën. Çfarë na lëndon te kjo ditë? Çfarë do thoshit nëse dikush ka arritur deri aty sa të rreshtojë arsyet më të qenësishme për të mos e dashur të hënën? Ja ku janë, sa për të hapur bisedën. Ndjehuni të lirë të kontribuoni me arsyet persnoale, nëse keni sigurisht …

Stresi për punën që ju pret në ditët në vijim, po nis një javë e re dhe fundi as nuk i duket…

Të hënën kthehesh në rutinë, ndërsa gjatë fundjavës nuk ke pasur fare rutinë. Traumatike.

Gjatë fundjavës del dhe fle më pak, të hënën zgjohesh, me zile alarmi dhe me një mungesë gjumi të ndjeshme…

Gjatë fundjavës  ha pak më shumë, por sidomos pi më shumë sesa gjatë pjesës tjetër të javës. Përfundimi? Një gjendje jo e mirë. Një shqetësim fizik dhe psikologjik. Fikeni atë zile!!!

E hëna është dita kur paraqiten më shumë dorëheqje nga puna. Një tjetër studim, tregon, jo surprizë tashmë, që e marta është dita kur paraqitet numri më i madh i kërkesave për punësim. E njeh rastin? Nuk besojmë.

Rihyrja në vendin e punës, ose në shkollë, vë në krizë nevojën tonë për siguri. Po sikur të ketë ndryshuar diçka gjatë fundjavës? Nuk e mendojmë këtë, por frika mos gjejmë një surprizë të pakëndshme, edhe vetëm pas dy ditësh largësi, rrisin shqetësimin e rikthimit.

Nuk të pëlqen fare puna jote. Përkundrazi. Dhe të rikthehesh në punë, kur ajo nuk të pëlqen, është shkak i rëndësishëm logjik i pështjellimit tënd.

Të hënë të mbarë të gjithëve…Mësoni ta doni të hënën!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook