Lidhu me ne

Temporal

A ka vdekur e Majta në Shqipëri?

Ben Andoni

Në ditët tona po vjen si një paradoks i madh përballja e qytetarit të thjeshtë shqiptar me forcën politike që e përfaqëson. Po i drejtohemi argumentit rreth shtresave, që identifikohen logjikisht më shumë me të Majtën.

Në këtë logjikë, për vit e më shumë, dhe sidomos vjen e bëhet më e theksuar në kohën e zgjedhjeve, që një qytetar ta kuptojë se partia që i drejtohet për votën është ideologjikisht e Majtë apo e Djathtë.

Tollovia e qëndrimeve ideologjike dhe tezave shpesh pa përmbajtje, që kanë bërë të dyja partitë në të 26-ta vitet e fundit, ka treguar se politikanët më shumë predikojnë në një miks qëndrimesh mes dy drejtimeve dhe shpesh çuditshëm.

Për t’u shënuar është se me sistemin e sotëm zgjedhor, kryetarët e dy partive kanë tagrin për të vendosur në rekrutimin e deputetëve të tyre, e me këtë rast dhe formësimin e ideologjisë së partive të tyre, që më së pari thjesht prej këtyre zgjedhjeve tregon se ata, vetë, nuk “dinë” se çfarë përfaqësojnë.

Shembulli më i qartë është PS-ja mbushur me të pasur dhe biznesmenë, por edhe me njerëz që janë larg interesit të shtresave të gjera të popullsisë. Dhe, mjafton të dëgjosh artikulimet e tyre për të mos kuptuar realisht se kë përfaqësojnë sot ata që de jure kanë marrë mandate si të Majtë!

Në një element, mbase nuk mund ta fajësosh shumë Shqipërinë, pasi e Majta shqiptare është një nga hallkat më të dobëta të Familjes së të Majtës evropiane, që në shekullin XXI është duke u gjendur përballë mungesës së një ideje të qartë në qëndrimin kundër kapitalizmit dhe globalizimit. Kësaj i shtohet dhe kakofonia e zërave dhe opinionet e ngritura nga mediat sociale, të cilat kanë krijuar e do të krijojnë votues, që s’kanë asnjë lidhje me ideologjinë.

E ashtuquajtura e Majta shqiptare, falë një qëndrimi pa sens në jo pak raste, e ka humbur krejt mbështetjen shpirtërore të klasave jo të pasura si logjikë, që nga ana tjetër votojnë thjesht individin e partisë sesa ideologjinë që i përfaqëson. Të themi është bërë një sport interesash të ngushta sesa ideologji mendimi dhe shprehje.

Që e Majta është larg interesit të thjeshtë të njerëzve, e kupton nga qëndrimi i saj sa i përket aspektit ekonomik. Shumë specialistë të ekonomisë flasim e pretendojnë në matricat e Shqipërisë në ekonominë e tregut, kur ndërkohë që prona private, themeli i saj ka ende një mal përpara që të formalizohet, të trashëgohet, të shitet e kështu me radhë. Shteti ynë social, që duhej të përfaqësonte PS-ja, e votuar masivisht, nuk mund të bëhet shtet social pa u bërë më parë shtet i së drejtës dhe ligjit. Një element, që për hir të së vërtetës sapo e dha një sinjal pozitiv në përfshirjen për të kaluar Reformën e Drejtësisë.

Qeverisja e z.Rama, paçka mundësisë së papërsëritshme të përsëritjes së atij rezultati votimi pati mundësinë për reforma rrënjësore ekonomike afatgjata në të mirë të gjithë shqiptarëve, por deri më sot ka dështuar shpesh me rënien e të ardhurave buxhetore të parashikuara, por edhe me problemet e mëdha të shpenzimeve qeveritare.

Dhe, për më tepër, mungesën e politikave të Majta të qeverisë e kupton nga rëndësia që u jepet çështjeve që kërkon interesi publik. Kjo qeveri është krejt e shurdhër ndaj kauzave mjedisore, jo rrallë atyre të të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit të thjeshtë, mbrojtjes së hapësirës publike, shkollimit të të varfërve, politikave sociale ndaj moshave të treta, ekspansionit arrogant të kapitalit etj.

E Majta, nga ana tjetër, duhej të identifikohej dhe të ndihte të drejtat dhe interesat e punëtorisë, një gjë që jo vetëm s’e ka bërë, por me politikën e vet s’ka lënë asnjë shteg për lëvizjen e sindikalizmit, që e rrënoi edhe agresioni dashakeq ideologjik i së Djathtës në Shqipëri. Dhe, sot, mbrojtja institucionale e punëtorit dhe njeriut të thjeshtë është gati si një nocion i pazbatueshëm. Të marrësh shembujt e punëtorëve të naftës, atyre të të tjerëve në fusha të ndryshme, ku shteti i sotëm më shumë ka punuar hapur kundër tyre, për të ndihur qarqe të pasurish.

E, nga ana tjetër, e Majta shqiptare me politikat e saj është edhe krejt larg zbatimit të reformave që do të ndihte përmirësimin e jetës së njeriut të thjeshtë, votuesin potencial të saj.

Të kujtojmë shërbimin shëndetësor falas të proklamuar nga qeveria “Rama” dhe të kujtosh se peshën specifike sot e kanë mjekësia private, arsimimi, mungesa e politikave për rininë etj., e kupton se e Majta shqiptare është jo vetëm cinike, por deri përbuzëse me masat e saj, që e kanë zgjedhur. Në një farë mënyre, ajo është në trendin e sotëm të këtij zhvillimi kapitalist ku nuk prodhohen vetëm të papunë, por edhe njerëz që nuk gjejnë dot punë ose, më rëndë, që as nuk u afrohet fare punë.

Me pak fjalë, nëse e Majta nuk arrin të identifikohet me shtresat në nevojë, të dëgjojë interesat e tyre, t’ua zbusë taksat dhe të mos bëjë akrobaci reformash, apo të lërë në burg njerëzit e varfër që nuk paguajnë dritat dhe të marrë me të mirë vetëm biznesmenët, nuk ka arsye të ekzistojë. Ashtu si, në fakt, edhe nuk ekziston më realisht, përveçse de jure, për sloganet e një partie që pret zgjedhjet e tjera, thjesht për të sunduar në interes të një grupi të vogël njerëzish.

Në një nga fjalimet e tij, kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri Rama tha se reformat që po ndërmerr qeveria e tij përcaktojnë fatin e një gjenerate të tërë! Fjalë të mëdha, por që duhet t’i kujtohet se ai s’është kryeministër epokash, ai është thjesht kryeministri i radhës, që me politikat e Majta të ideologjisë së partisë së tij, kinse të Majtë, duhet të ndihmojë njerëzit që të mos kenë frikë nga drejtimi i tij dhe t’i lërë të jetojnë në suazën e ideologjisë së tyre natyrore. Kaq, nëse ka më ende të Majtë shqiptare e nuk po i ngulin dhe gozhdët e fundit, për ta degdisur në një rrugë nga e cila është vështirë për t’u kthyer.

Gazeta Shqiptare

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook