Lidhu me ne

Kryesore

Paska ndasi ideologjike në koalicionin qeverisës!!! Meta: “Shmanga revolucionin kulturor në drejtësi”

U publikua me copëza dhe pas dy ditësh doli në dritë e plotë. Është fjala për intervistën e kreut të LSI-së për revistën “Mapo”, përmes së cilës Ilir Meta ka sqaruar se pse bëri deklarimin për qeveri teknike, të cilën mandej e mohoi tre herë “që pa u gdhirë”. Në një nga pyetjet e bëra, Meta ka deklaruar se propozimi në fakt synonte neutralizimin e shantazhit. “Ndjeva se kishte një përpjekje për ta konceptuar procesin si një revolucion kulturor në drejtësi. Gjykoj se gabimi më tragjik i Enver Hoxhës në politikën e jashtme ishte pikërisht pse mori anën e revolucionit kulturor dhe jo atë të reformatorëve. Shqiptarët e njohin këtë revolucion dhe më kuptojnë mjaft mirë kur them që dhe ky proces po konceptohej si i tillë ndërsa po përdorej populizmi, presionet, shantazhet, provokimet… Nuk po analizohej se si do t’i zgjidhte në të vërtetë problemet kjo reformë. Diskutohej vetëm kush është pro e kush kundër por asnjëherë rruga që do të garantonte një reformë të sigurtë që nuk do të dështonte”, tha ai. Mund të pyetet se kush ishte në anën e revolucionit kulturor në drejtësi dhe nëse i hamendësojmë ata, pse vallë reformatori Ilir Meta, që pretendon pra ndasi ideologjike me partnerin e tij në qeverisje, vijon të qëndrojë me të? Megjithatë është befasi e këndshme për të gjithë që fërkimet nuk kanë të bëjnë me ndonjë tender, apo koncesion, por për të ardhmen e shqiptarëve./Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Kërkuan arrestimin e Veliaj me 46 protesta, PD me qëndrim zyrtar: E ndaluan sot për të sfumuar lajmin e grupit të Trump që do drejtojë fushatën tonë

Ka ardhur reagimi i parë nga opozita, pasi kreut të bashkisë Tiranë iu caktua masa ‘arrest me burg’ me kërkesë...

Mix11 orë më herët

Nëse hani djathë në mëngjes – Çfarë i ndodh organizmit

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të...

Kryesore11 orë më herët

Xhaferri: “De facto” non grata e Berishës është hequr, “de jure është çeshtje ditësh

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në studion e “Ditarit” me Denisa Pashollin, në A2...

Mix12 orë më herët

Avokado jeshile apo të zeza? Cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh...

Kioske12 orë më herët

Llogaria është e thjeshtë: 12 vjet në opozitë dhe mund të paguajnë LaCivita-n

Nga Alba Malltezi Ndërsa shumë prej shqiptarëve presin hetimet dhe llogaritë e SPAK të kuptojnë se ku kanë shkuar, ku...

Mix12 orë më herët

Mosha është thjesht një numër për të, sa vjeç bën Ledina Çelo?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, festoi ditën e djeshme 48 vjetorin e lindjes, por duket se koha nuk ka...

Kryesore12 orë më herët

Arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj

GJKKO ka caktuar masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.  Raportimet paraprake janë se masa e sigurisë është “arrest me...

Mix12 orë më herët

Zbuloni shenjat më dramatike të horoskopit

Disa shenja të horoskopit janë shpesh të njohura për natyrën e tyre të emocionuar dhe të dramshme. Ja disa prej...

Mix13 orë më herët

Taylor Swift, Messi, Jay-Z dhe Donald Trump, të famshmit e pranishëm në Super Bowl

Një nga spektaklet më të mëdha sportive në botë, Super Bowl-i i këtij viti, u zhvillua në New Orleans, ku...

Mix15 orë më herët

“Ishuj në qiell”, çmenduria e radhës nga Dubai

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas ndërtesave...

Facebook