Lidhu me ne

Aktualitet

Nuk duhen burra, mjafton zbatimi i Ligjit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nisur një fushatë mediatike për rregullimin e imazhit përmes së cilës po synon të riafirmojë forcën e vet. Ose profilin e një njeriu të fortë në politikë dhe që e mban presionin. Atë malësorin pra nga Skrapari që mund ta gjejmë në figura si Xhelal Staravecka, Riza Cerova, apo Mestan Ujaniku. Edhe pse këta të tre provuan se nuk kishin talentin e malësorit alla Meta, për ta dredhur e mandej për t’u shfaqur si më i zoti.  Dhe e ka bërë jo pak herë këtë.

Gjatë kohës së parë të karrierës së Metës, në vitet kur u bë kryeministër në qeverisjen socialiste, kishte një thashethem se ai donte t’i ngjante Mehmet Shehut, si kryeministër i dorës së fortë, meqë ato kohë futi në rajon policie Sali Berishën dhe shkoi në Tropojë në një situatë të ndezur. Kjo mani komike e tij, apo delir, u stigmatizua në një skicë gazetareske, përmes një pyetjeje imagjinare për Mehmet Shehun, i cili kur mori vesh se Ilir Meta thoshte se i ngjante, u përgjigj: Kush mo ai? Ai ka frikë ta shohë koburen edhe në fotografi…

Dhe në fakt në KPD-në e fashme të PS-së ku Fatos Nano nisi kat’harsisin, Ilir Meta dha provën e parë se ëndrra me Mehmet e me kobure i dilte shpejt për t’i lënë vendin nevojës për përshtatje dhe reagim të arsyeshëm.

Kanë kaluar 15 vjet dhe sërish atuja kryesore e Metës në politikën shqiptare mbetet ajo e një politikani që është rritur përmes parimit: “Kur unë them po është po”. Por edhe përmes korruptimit kapilar me ngritjen e një sistemi nderesh dhe favoresh, trajtimin e administratës si zyrë punësimi…Deri këtu na shkon e drejta që të shkruajmë, pasi edhe nëse ka më shumë, siç dëgjuam në parlament gjatë vitit që iku, ato duhet t’i sqarojë Drejtësia, prokuroria etj.. Pra ligji. Ka rëndësi shumë zbatimi i ligjit, sidomos kur sheh sot, se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, ka deklaruar ndër të tjera në një intervistë për revistën “Mapo”, se:

Gjithmonë kam dhënë shembullin se si mund të përballohen me kurajë qytetare e politike edhe procese të tilla. Jam trajnuar nga zoti Berisha që në vitin 1992, kur isha isha 23 vjeç, si i pari deputet opozitar që m’u hoq imuniteti e që kërcënohesha çdo ditë me burg për të ashtuquajturën kryengritje të Poliçanit. Kështu që mua nuk më shqetësojnë aspak akuzat e çështjet që hapen në emrin tim. Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të shantazhojnë Ilir Metën si politikan. Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqëri”. Pra i rikthehet autoportretit të të forti, pse ndoshta ndjen defiçencën e madhe intelektuale përkundrejt rivalëve. Por ky është problem krejt pa vlerë në raport me Ligjin.

Lidhur me këto që thotë më sipër kreu i LSI-së është e qartë se duhet të dijë diçka edhe Sali Berisha, ish-president i vendit në kohën e kësaj lavdie që i mvesh vetes Ilir Meta. Por as Sali Berisha dhe askush tjetër nuk ka folur për këto ngjarje, si qëndron e vërteta, apo versioni i tyre, njësoj sikundër si qëndron e vërteta për mocionin ndaj Fatos Nanos, kur Ilir Meta pati sërish një rol. Pra kur flitet duhet të flitet me Dokumente, jo me deklarata.

Sa për atë deklaratën për burrat që nuk kanë lindur, kjo është qesharake dhe jashtë kohe. Në fakt nuk duhen burra për të shantazhuar, sepse shantazhi është antiligjor dhe i papranueshëm. Ne na mjafton zbatimi i ligjit,në mënyrë që të fitojmë të gjithë qetësinë dhe dashurinë që karakterizon Ilir Metën. Të mos na lindë më asnjë dyshim për aktet e tij dhe të politikanëve të tjerë. Të nisë pra zbatimi i ligjit, kuptohet për të Gjithë – dhe atëherë çdo krahasim do të gjejë vendin e vet të natyrshëm. Ja, ta zëmë, meqë u përmend Mehmet Shehu; thuhet se ky i fundit vrau veten pse nuk duronte që t’i bënin gjyq në atë Byro Politike ku gjallonin lloj- lloj qeniesh dykëmbëshe. Dhe sedra e sëmurë, siç e cilësonte Ramiz Alia, e çoi aty ku e çoi. Po a mund të sugjerojë dikush zgjidhjen alla Mehmet nëse ndodh ndonjë gjyq? Kurrsesi jo. Edhe sepse fjalia e fundit e Ilir Metës na qetëson dhe na jep shpresë: Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqëri.

Pra si në kohën e KPD-së, do t’i dalë ëndrra. Dhe do uruar pasi këto janë veti të politikanëve modernë./Respublica

1-2_2016_08_05_1515_1470402199

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix2 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix2 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Radar2 ditë më herët

“Vula e PD do kalojë në Strasburg”, Basha flet edhe për zgjedhjet e 11 majit

Lulzim Basha i kooalicionit Demokratët Eurotlantik ka folur lidhur me listat, koalicionet dhe 11 majin e zgjedhjeve parlamentare që na...

Kritike2 ditë më herët

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Shkruar nga Spartak Ngjela Spartak Ngjela Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor, nuk do të mungojë dashuria dhe pasioni

Dashi Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë kënaqësitë për shumë çifte. Dikush do të kurorëzojë një ëndërr dashurie, ndërsa...

Mix2 ditë më herët

9 vite me Danny Fujikawa, por Hate Hudson refuzon të martohet! Ja pse?!

Kate Hudson gjatë paraqitjes së saj në “The Dreë Barrymore Show” ka pranuar se edhe pse ka 9 vite me...

Mix2 ditë më herët

Shtëpia prej 5 milionë dollarësh ku Meghan Markle filmoi serialin e saj: Pse s’zgjodhi rezidencën e saj?

Prona luksoze në Kaliforni ku Meghan Markle xhiroi serialin e saj të ri të Netflix “With love, Meghan” është bërë...

Mix2 ditë më herët

Celine Dion e ftuara speciale në ”Eurovision Song Contest 2025”?

Organizatorët e Eurovision Song Contest (ESC) shpresojnë të mirëpresin këngëtaren dhe ish-fituesen Céline Dion si një mysafire speciale në finalen...

Kryesore2 ditë më herët

Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?!

Koment nga ARDIT HAXHIJA Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?! Edi Rama po përpiqet ta shesë...

Facebook