Gatime
Alarmi për pijet energjike, Parlamenti Evropian merr masa drastike
Një kanaçe prej 250 ml mund të përmbajë deri në 27 gramë sheqer dhe 80 miligramë kafeinë: Parlamenti Evropian ka vendosur qe në etiketën e përmbajtjes së lëndëve nuk mund të shkruhet që pijet energjike rrisin përqendrimin. Për të evituar konsumimin e të rinjve dhe fëmijëve.
Ky vendim i Parlamentit Evropian vjen pas statistikave të frikshme dhe studimeve të cilat tregojnë që 68 për qind e adoleshentëve dhe 18 për qind e fëmijëve i konsumojnë rregullisht pijet energjike. Ndersa treguesit flasin për rritje të shifrave vit pas viti.
“Deklaratat që pijet energjike mund të rrisin përqendrimin dhe vëmendjen mund të inkurajojnë konsumimin e një masë të ekzagjeruar të sheqerit nga të rinjtë”, shpjegojnë deputetët e PE-së. “Por nuk është vetëm kafeina, e cila është në masë të madhe, por dhe sheqeri. Ndaj duhet të mendohemi për ndikimet që kanë këto pije në shëndet”, thotë Christel Schaldemose.
“Këto pije kane shkaktojne cefalea-n, shqetësime në gjumë dhe probleme të sjelljes tek të rinjtë ose fëmijët që i konsumojnë rregullisht”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu