Sport
Shtëpia modeste e Zllatan Ibrahimoviç-it në Mançester
Zllatan Ibrahimoviç më në fund e ka gjetur shtëpinë që do të jetojë në Manchester, e cila në fakt i ka të gjitha kushtet që ka kërkuar ylli suedez.
Qiraja e saj është e majme dhe shkon në 16 mijë e 500 paund në muaj. Ajo është shumë lukzose dhe ofron në të padyshim edhe pishinë, pa të cilën Ibra me siguri që nuk do ta zgjidhte, shkruan Albeu.
Tashmë ai nuk do të ketë më arsye për t’u larguar në një vend tjetër në Manchester.
Në shtëpinë e re spikat edhe portreti i Hoze Mourinjos, i cili është një imazh i çuditshëm që mund t’i kujtojë Mourinjon.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu