Lidhu me ne

Kryesore

Më në fund të parët për diçka…

 

aksidente rrugore

Aksidentet rrugore janë një problem madhor jo vetëm shëndetësor, por edhe ekonomik për Shqipërinë. Një raport i Bankës Botërore tregon se, Shqipëria ka një nga normat më të larta të vdekshmërisë në aksidente rrugore në Europë, mesatarisht 84.7 vdekje në vit për çdo 100 mijë automjete.

Sipas Bankës, ky tregues është minimalisht dy herë më i lartë se ai i vendeve të rajonit, të cilat kanë një normë vdekshmërie nga aksidentet që varion nga 13.8 vdekje për 100 mijë mjete në Greqi, deri në 41.3 vdekje për 100 mijë mjete në Malin e Zi.

Ndërsa, nëse krahasohet me vendet e zhvilluara të Perëndimit, vdekjet nga aksidentet për numër mjetesh në Shqipëri janë deri në 10 herë më të larta.

Por veç kostove tragjike njerëzore, aksidentet janë një barrë e lartë për ekonominë. Sipas Bankës Botërore, kostoja ekonomike e aksidenteve rrugore në Shqipëri është mesatarisht 130 milionë euro në vit, ose gati 1.5 për qind e prodhimit kombëtar.

Për shkak të kostove tronditëse, në prill të vitit të kaluar Banka Botërore dhe Qeveria shqiptare nisën një projekt të përbashkët me vlerë 128.5 milionë euro, për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Objektivi i projektit është që, brenda vitit 2020, numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore të ulet në 250 vdekje në vit, nga 295 vdekje që ishte në vitin 2013.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se, në periudhën 2012-2014 numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore u ul me 20 për qind. Por vitin e kaluar, i cili shënon dhe fillimin e projektit, tendenca u përmbys dhe numri i njerëzve që humbën jetën në aksidente u rrit me 2.2 për qind. /TCH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

DeepSeek, aplikacioni kinez i inteligjencës artificiale që po trondit gjigantët amerikanë të teknologjisë

Një model i inteligjencës artificiale (AI) i prodhuar në Kinë i quajtur DeepSeek ka arritur në krye të shkarkimeve në...

Aktualitet18 orë më herët

Nga tenderët e deri tek shpenzimet luksoze, Ahmetaj lumë akuzash të reja kundër Ramës dhe Ballukut

Arben Ahmetaj, Belinda Balluku dhe Edi Rama Arben Ahmetaj në intervistën e tretë nga arratia për Syri TV hodhi një...

Mix18 orë më herët

Jeffrey Epstein e kërcënonte me sportisten ruse, Bill Gates: Ai shkatërroi martesën time 27-vjeçare

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka pranuar se lidhja e tij me Jeffrey Epstein luajti një rol në prishjen e...

Mix18 orë më herët

Kush është “babai” i DeepSeek: “Ai dukej si një qullash, nuk e morëm seriozisht”

Në vitin 2021, një sipërmarrës pak i njohur kinez, Liang Wenfeng, filloi të blinte mijëra karta grafike Nvidia për projektin...

Radar2 ditë më herët

Pas pesë vitesh në Britani kuptojnë se universitetet varen nga financimet kineze

Gazeta britanike “The Indipendent” shkruan se 24 univeristetet kryesore të kërkimit shkencor në Britaninë e Madhe kanë përfituar 50 milionë stërlina...

Mix2 ditë më herët

Si ‘Çokollata e Dubait’ pushtoi botën

Në fillim të gushtit, rrjetet sociale u pushtuan nga një trend i ri: një çokollatë në formë tulle, e mbushur...

Mix2 ditë më herët

Si të zieni vezët pa i çarë

Për t’u siguruar që vezët tuaja nuk çahen gjatë zierjes, provoni këtë truk të thjeshtë: Shtoni kripë ose uthull: Hidhni 1...

Mix2 ditë më herët

Sekreti i jetëgjatësisë është më i lehtë nga sa mendoni

Ecja çdo ditë është një nga zakonet më të thjeshta që mund të bë jmë për të përmirësuar shëndetin tonë....

Mix2 ditë më herët

Sekreti i Melania Trump: është 54, por duket si një 20-vjeçare!

Melania Trump është një tjetër emër që po del në pah në Shtetet e Bashkuara, me kthimin e Trump në...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi shpëton jetë, 5 shenjat e endometriozës që asnjë femër nuk duhet t’i injorojë

Shumica e femrave përjetojnë në raste shumë të rralla dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit menstrual apo kur kryejnë marrëdhënie seksuale....

Facebook