Lidhu me ne

Aktualitet

Ilir Meta me dy porta…

meta-rama-basha-420x229

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot se qeveria teknike nuk është një opsion, duke mohuar në këtë mënyrë deklarimet e bëra po prej tij rreth dy javë më parë se me miratimin e reformës në drejtësi vendi do ketë një qeveri teknike.

Deklarata e Metës erdhi pak momente pasi kreu i PD-së Lulzim Basha vlerësoi rolin e Kryetarit të Kuvendit në procesin e reformës në drejtësi, ndërsa shprehu qeverinë teknike si një kusht për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Një ditë më parë, Meta zhvilloi një takim dy orësh me ish-Presidentin Rexhep Meidani, më pas në mbrëmje takoi për disa minuta Kryeministrin Edi Rama, ndërsa iu rikthye takimeve dhe qëndrimit për disa orë me ish-deputetin Koço Kokëdhima.

Që koalicioni mes PS dhe LSI ndodhet shumë pranë çarjes kjo është një gjë evidente dhe e pohuar nga të dy partitë kryesore në qeveri. Por duket se Ilir Meta po shfrytëzon më së miri këtë pozitë, duke ushtruar nga njëra anë presion ndaj Kryeministrit, dhe në anën tjetër duke mbajtur me shpresë PD-në se mund të largohet nga Qeveria dhe të krijojë një krizë politike në mazhorancë.

Në këtë mënyrë Meta ka vendosur veten në një pozicion lakmues, ku si Rama ashtu edhe Basha po e shikojnë si njeriun që do të vendosë balancat ose pro PS ose pro PD-së.

Loja e Kreut të LSI nga dita në ditë po bëhet edhe më e lexueshme, për faktin se në momente të caktuara është ai që në mënyrë indirekte jep sinjalet sa në njërin kamp ashtu edhe në kampin tjetër.

Kështu ndodhi edhe dy ditët e fundit, kur nga stafi i tij, u njoftua për takimin ose më saktë për drekën me ish-Presidentin Meidani, i cili do të ndërpriste pushimet në Pogradec dhe do të udhëtonte drejt Tiranës. Që ish-Presidenti nuk ka ndërprerë pushimet për të ngrënë një drekë me Metën kjo është shumë më e besueshme, sesa varianti që Kryeparlamentari paraqiti para mediave se dreka ishte lënë prej kohësh.

Nëse kjo do të ishte një drekë private, pra thjesht mes miqsh socialistë, sikundër do të shprehej Koço Kokëdhima, atëherë nuk kishte pse dy ditë para saj, të qarkullonte lajmi se ish-Presidenti është një kandidat për Kryeministër në Qeverinë teknike dhe kjo të pasohej nga një sulm në mediat e kontrolluara apo shumë pranë Kryeministrit ndaj figurës së Meidanit. Ish-Presidenti kishte kohë që ishte tërhequr nga politika aktive dhe nuk kishte arsye sepse ai të vihej nën shënjestrën e mediave, nëse më parë nuk do të shitej lajmi se Meta do të takonte Meidanin.

Por, duket se kjo situatë ku palët shahen dhe përplasen i intereson vetëm Ilir Metës i cili shfaqet si njeriu i konsensusit , si politikani mbi palët, që në momente kritike është çelësi i zgjidhjes së problemit. Këtë bëri për reformën në drejtësi, më pas bëri shoë kur me nxitim u përhap lajmi se meqë konsensusi për 7 pr/ligjet e reformës në drejtësi rrezikohej të prishet ai ndërpreu vizitën në SHBA dhe erdhi në Tiranë, për të garantuar konsensusin.

Por mos u çudisni, kur në një tjetër moment Meta të mërzitet me pozicionin e njeriut konsensual osembi palët dhe të nisë sulmin ndaj dy partive, PS dhe PD, duke i cilësuar si parti të vjetra që duan vetëm konfliktet dhe të kujtojë rastet kur ai ka garantuar stabilitetin dhe konsensusin.

Kjo mund të jetë kostoja që mund të paguajnë Rama dhe Basha me terrenin e lirë që i lanë Metës gjatë javëve të fundit për reformën në drejtësi, ku ai nuk sillej si një bashkëdrejtues i një qeverie të dështuar, por si një President që qëndronte mbi palët dhe që s’kishte interes tjetër veç uljes së tensionit politik. /citynews/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix6 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske6 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore6 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet11 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook