Lidhu me ne

Aktualitet

E gjithë bota gabim, vetëm Erdogani ka të drejtë…

_90613567_erdoganrai1

Hetimi i nisur nga autoritetet në Bolonja kundër djalit të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, që dyshohet nga hetuesit italianë për pastrim parashë, ka ftohur edhe më tej marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Perëndimit.

“Çështja e hetimit të djalit tim në Bolonja minon marrëdhëniet tona me Italinë, që në vend të kësaj duhet të merret me mafian”, ishte deklarata e ashpër e Erdogan, thënë gjatë një interviste për Rai Neës 24.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit italian, Matteo Renzi, që ka përdorur Facebook.

“Në Itali ka një sistem drejtësi të pavarur që vepron në bazë të ligjeve dhe që lufton të gjitha format e paligjshmërisë. Gjyqtarët dhe hetuesit përgjigjen vetëm para Kushtetutës italiane dhe jo para Presidentit turk. Këtë sistem e quajmë ‘shteti i së drejtës’ dhe jemi krenarë për këtë”, shkruan Renzi.

Hetimet ndaj Bilal Erdogan kanë nisur që në vitin 2015 në bazë të një denoncimi të bërë nga Murat Hakan Uzan, një biznesmen i njohur turk e jeton në azil në Francë. Uzan u bë fillimisht protagonist në vendlindjen e tij në vitin 2013, kur akuzoi familjen e Erdogan për përfitimin e miliona eurove nga aktivitete të dyshimta.

Ajo që lidh djalin e Erdogan me Bolonjën është se në këtë qytet, Bilali ndjek studimet për doktoraturën, studime që i ka ndërprerë tashmë pasi nëse rikthehet në Itali rrezikon të arrestohet.

“Djali im duhet të mbyllë doktoraturën, por nuk kthehet dot në Bolonja pasi rrezikon të arrestohet. Përse? Nuk ka asnjë përgjigje për këtë dhe as kur u kërkojmë një përgjigje. Në Bolonja më quajnë diktator dhe bëjnë marshime pro PKK. Përse nuk veprojnë në këtë rast hetuesit? Ky është shteti i së drejtës?! Djali im është shembullor dhe akuzohet për pastrim parash. Më mirë të merren me mafian në Itali dhe jo me djalin tim”, ishte reagimi i Erdogan./TCH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix9 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske10 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore10 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet14 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook