Lidhu me ne

Aktualitet

Arsyet që çuan në ndarjen e Kokëdhimës me Edi Ramën

Gazeta Shekulli në pronësi të botuesit Koço Kokëdhima ka publikuar sot një analizë të gjatë ku shpjegon arsyet e ndarjes së ish-deputetit socialist me kryetarin e PS, njëherësh dhe kryeministër, Edi Rama. Arsyet sipas gazetës janë, divergjencat e mëdha për reformimin e PS-së dhe legalizimi i kanabisit.

Reformimi i PS-së dhe përplasja em Ruçin

Në mungesë debati dhe interesi nga lart, Kokëdhima e zbatoi modelin e tij reformues në Vlorë, domethënë në bazë. Gjë që krijoi në mënyrë të paevitueshme përplasje. Por përplasja Kokëdhima-Ruçi më kot u interpretua si një ambicie e supozuar e Kokëdhimës për postin e Ruçit. Lidershipi i PS-së mendoi ta likuidonte platformën dhe reformën e Kokëdhimës, pa bërë zhurmë, pa bërë transparencë, domethënë pa debat në parti që mos t’u bëheshin “reklamë” tezave të Kokëdhimës. Teza vërtet “subversive”. Janë gjithë këto elemente divergjencash të njëpasnjëshme që e bënë çdo ditë e më të dukshëm hendekun ideologjik midis kryetarit të PS-së, Rama, dhe Kokëdhimës.

Prekja e Kushtetutës, përplasja më serioze Kokëdhima-Rama

Nuk është sekret se mandati i Kokëdhimës u godit politikisht dhe aspak juridikisht. Në këtë goditje pas shpine që iu bë atij, nuk është e ndaluar të mendohet se rolin kryesor mund ta ketë luajtur lidershipi i PS-së. Kur e gjithë Shqipëria e pranon sot se e gjithë drejtësia është nën influencë politike, përsa Gjykata Kushtetuese do t’i kish shpëtuar një mëkati të tillë?

Debarti për reformën në drejtësi

Debati i fundit, përplasja kryesore dhe më serioze nga gjithë të tjerat mes Ramës dhe Kokëdhimës, është për mua ai mbi Kushtetutën. Nuk është e pamundur që për shkak të këtij debati është larguar edhe më shumë Kokëdhima nga Rama, ose anasjelltas. Sipas Kokëdhimës, u cenua Kushtetuta në favor të të huajve nën petkun e reformës së drejtësisë.

Ashtu siç ndodhi më parë me plehrat, me armët kimike, me kanabisin, kështu i ka ndodhur fare thjesht Kokëdhimës me kryetarin e PS-së edhe në rastin e reformës në drejtësi. Por në debatin mbi këtë reformë, Kokëdhima nuk ka deklaruar kurrë se ajo nuk është e nevojshme.

Ashtu siç është i pathemeltë e i pavërtetë dhe pohimi se ka një bashkërendim të sinkronizuar e të supozuar midis Kokëdhimës, Metës dhe Berishës kundër Ramës në reformën e drejtësisë. Kur Kokëdhima, Berisha (që gjithmonë ka kërkuar skalpin e Kokëdhimës) dhe Meta, u gjendën në të njëjtën llogore në dosjen e armëve kimike, pse askush nuk pa aty asnjë komplot? Në të njëjtën mënyrë, tre politikanë që s’janë të së njëjtës parti mund të ndajnë fare mirë të njëjtin opinion mbi disa aspekte themelore të reformës në drejtësi.

Legalizimi i Kanabisit

Në fillim të verës 2014, Rama kryen të famshmin operacion militaro-policor kundër Lazaratit. Ndryshe nga afera e armëve kimike, kësaj here kryeministri ka me vete opinionin. Cili guxon dhe i thotë sërish jo? Kokëdhima. I vetëm fare, si një eremit në shkretëtirë, ai vazhdonte me të tijën. Ishte gabim fatal, krim kombëtar, sipas tij, t’i bihej me shqelm asaj që mund t’i jepte sovranit popull me miliarda euro dhe me mijëra vende pune nga eksporti shtetëror i një bime që blihet shumë nga vende të pasura, të cilat e fusin në ciklin e prodhimeve farmaceutike.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix3 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske3 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore3 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet8 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook