Kryesore
S’ka më FMN
Marrëveshja e qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk do të rinovohet. Ajo përfundon më 28 shkurt 2017 dhe sipas Vizion Plus, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë një firmosje të dytë. “Vizion Plus ka mësuar se qeveria do të mbajë vendin e saj në Fond, por jo me kushtet që ka sot, ku FMN ka rol vendimtar në shumë politika ekonomike që ndërmerren, që nga taksat e deri te mënyra se si shpenzohen paratë në buxhet. Burimet thonë se deri në muajin nëntor, FMN do të ketë rolin monitorues të programit që ka firmosur me Shqipërinë, e pas këtij muaji pozicioni i saj do të jetë vetëm këshillues. Vizion Plus e ka pyetur për këtë çështje edhe ministrin e Financave Arben Ahmetaj, i cili është shprehur se tashmë që ekonomia ka hyrë në fazën e rritjes së saj, nuk është më i domosdoshëm sa më parë monitorimi që Fondi i bën Shqipërisë. Megjithatë ai shprehet se nuk ka një vendimmarrje konkrete për këtë çështje”, raporton VP(http://vizionplus.al/fmn-drejt-largimit-ne-nentor/).
Marrëveshja u nënshkrua në fund të vitit 2013-të dhe ajo synonte marrjen e një huaje prej 330 milion eurosh, kundrejt të drejtës së FMN-së për të kërkuar nga Shqipëria të përmbushte 22 kritere për ruajtjen e stabilitetit ekonomik, konsolidimin fiskal dhe marrjen e masave për të mos krijuar më detyrime të prapambetura në sektorin publik.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu