Lidhu me ne

Aktualitet

Emra shqiptarë fëmijëve se alarmohen “patriotët”

Mania për emra të huaj alarmon patriotët shqiptarë” – këtë titull e lexon sto në faqen online të BIRN, referuar si shembull i gazetarisë së mirë në Shqipëri.

Shkrimi trajton dukurinë e vendosjes së emrave të huaj, pra të supozuar joshqip(tarë) nga prindërit në vendin tonë. Dhe në mbështetje të kësaj ideje sillen disa statistika:

Të dhënat e fundit nga Instituti Shqiptar i Statistikave, INSTAT, tregojnë se asnjë nga 20 emrat më të përdorur për fëmijët e sapolindur nuk ka rrënjë shqiptare. Nga 35,760 fëmijët e lindur në Shqipëri në vitin 2014, statistikat tregojnë se emri “Amelia” për vajza ishte më i përhapuri, pasi u zgjodh 363 herë, ndërsa një version i ngjashëm me të, “Amelja”, u zgjodh 166 herë. Emra e tjerë të huaj për vajza në listën e vitit 2014 janë Ajla, Melisa, Klea, Sara, Kejsi, Noemi, Alesia dhe Leandra. Kur vjen puna te emrat më të përdorur për meshkuj, Noel ishte në krye, i zgjedhur 490 herë në vitin 2014, ndërsa Joel renditet i dyti, i zgjedhur 483 herë, ndërsa derivati i tij Xhoel ishte përdorur 116 herë. Emra të tjerë të përhapur për djem shqiptarë atë viti ishin: Mateo, Ergi, Luis, Aron, Samuel, Roan dhe Roel”, thuhet në shkrimin e “BIRN”. Deri këtu nuk duket ketë ndonjë problem të natyrës patriotike, sa kohë statistika pikë së pari ka rol deskriptiv. Është shenjimi “pozitiv” Patriot – që u mvishet pa i pyetur ndoshta – Edmond Dragotit dhe Agron Tufës, që e kthen një çështje krejt private si emri i fëmijës, në interes gjoja publik, e ca më tej akoma, Patriotik. Çfarë thotë sociologu Dragoti, tanimë me kartëizitën e patriotit?

I gjithë frustrimi për pamundësinë për t’u vënë fëmijëve të tyre emrat që ata dëshironin shpërtheu pas viteve 1990, kur Shqipëria hapi kufijtë. Liria e re e pakufizuar dhe pakontrolluar shumë shpejt e tejkaloi nevojën për një identitet kombëtar”, argumenton ai.

Kurse Tufa ka këtë mendim:  “Ky fenomen është i rrezikshëm për identitetin dhe kulturën tonë dhe dëmton rrënjët tona”, citoi ai.

Lidhur me mendimin e sociologut Dragoti, ngjan disi e çuditshme sesi jepet ky shpjegim kaq thjeshtues, aq më tepër kur dihet se nga mesi i viteve ’70, regjimi i Enver Hoxhës nisi një fushatë “shqiptarizimi” të detyruar në emrat e njerëzve, me lista të sugjeruara në Gjendjen Civile, krahas ndalimit emrave me përmbajtje fyese dhe origjinë fetare. Njësoj edhe për emrat e vendeve. Si vallë atëherë emrat e tanishëm u shpjegokan me vetëm një frustrim, kur po me fjalët e sociologut, kuptojmë se shqiptarët edhe më herët, pra para Lirisë, nuk paskan dashur të vënë emra shqiptarë? Pra nuk i kanë patur ata zgjedhje të parë të tyre? Por ndoshta këtë e shpjegon nevoja patriotike për emrat e Duhur, duke u treguar njerëzve siç bën shkrimtari Tufa, Rrënjët.

Në pamje të parë, titulli duket se i fut në kurth ata që janë prononcuar teksa duke dashur të shesë një shkrim me problematikë “të thellë”, shpall patriotë për nevoja të çastit. Le të pyesim nëse Tufa dhe Dragoti  – ky i fundit me emër jo shqiptar, nëse kanë kënduar ndonjëherë: “O sa mirë me qenë shqiptar!”, një sentencë që shkon në traditën e “Shqipëri e shqiptarëve-Vdekje tradhëtarëve”, apo “Para Partizanë“.

Nisur nga dukja dhe ajo që bëjnë në jetë ndoshta jo. Me siguri që ka shumë Noelë e Roelë që e kanë bërë këtë gjë, pa u penguar tek emri, i cili nuk të lidh me rrënjët, të cilat po kërkojmë t’i mbajmë në inkubator ashtu si na i zbuluan Rilindasit, Naim, Sami, Pashko apo ca më vonë Ismaili me Isanë.

Do të ishte për të vënë duart në kokë nëse “rrënjët” do t’i mbanim gjallë me atë këngën e mësipërme njësoj si me emrat që do të duhet të na vinin prindërit, të cilët padyshim që duhet të kenë më të shenjtë Lirinë e tyre sesa pallavra si këto që hidhen në vapën e korrikut.  Emri në përzgjedhje është në referim me një orientim kulturor – qoftë edhe spontan, i vetëperceptuar kështu edhe kur është fjala thjesht për një modë apo inerci – në referim pra me një ndikim që bëhet dominues, i cili nuk zhbëhet me elegji patriotësh, edhe kështu të shpikur në media.

 

http://www.reporter.al/mania-per-emra-te-huaj-alarmon-patriotet-shqiptare/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix3 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske4 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore4 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet8 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook