Lidhu me ne

Aktualitet

Në vendet e varfra është rritur mirëqenia

Screenshot_4-74 (1)

Gazetari investigativ ka udhëtuar sërish drejt vendeve të Shqipërisë ku kultivohet lëndë narkotike kanabis sativa. Kësaj radhe, ai ka shkuar në një qytet mes Vlorës dhe Gjirokastrës, por nuk ka specifikuar vendndodhjen e saktë.

Siç duket edhe në pamjet e publikuara nga vet ai në Facebook që tregojnë numrin e madh të parcelave, gazetari Hoxha thotë se këto zona të varfra ku kultivohet kanabis, është rritur mirëqenia dhe askush nuk ankohet për papunësi. Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë pamje të tjera nga parcelat me bimë narkotike, që ruhen nga persona të armatosur.

Statusi në Facebook i gazetarit Artan Hoxha:  

Ne zemer te xhungles…

Shikoni se c’bejne “djemte”.
Si i shfrytezojne me rendiment super te larte tokat e lena djerre.
Pa subvencione.
Pa ndihme nga askush.
Pa kredi te buta nga bankat qe grumbullojne valuten e sjelle prej shqiptareve nga cdo cep i globit dhe e dergojne ne Viene. Bankiere te pangopur, hajdute me kollare, shoke e miq te Fullanit.
Shikojeni si sillet valuta ne vend, si rritet GDP-ja, si ulet inflacioni, si ulet papunesia, si rritet mireqenia…
Kot merret Panariti me luleshtrydhen e Divjakes!!! S’ke c’i ben.
Nuk ka treg, sado qe te cirret me te drejte Erjon Brace.
Merru more me produktet made in Albania qe kerkon tregu, madje tregu evropian jo tregu Lushnjes.
Çfare tu shash, cilesine?!
S’ka te dyte, aq sa e vendosim vet standartin e kualitetit ne BE. Nikoqirllekun ne shfrytezimin e tokes dhe resurseve natyrore e klimaterike te vendit?!
Jane te papare, s’ka te dyte si ata!.
Shikojeni vet produktin!
A e dini qe ne rrethet me te varfra te vendit, ka disa muaj qe nuk ankohet kush nga papunesia?!!! Ka rene ndjeshem kriminaliteti!!! Konsumi i brendshem ka nisur te lulezoje.
Pse?!!!
Çfare ka ndodhur?!!!
Ta kete bere “konsensusi patriotik”?!!!!
Harrojeni!!!!
Shajini, sikterisini, mos u lini gje pa thene por na fund kafshojeni gjuhen dhe minimalisht u thoni nje ” Faleminderit”(Me keqardhje te thelle por jam i detyruar ta them kete).
Djemte kane hapur fronte pune pa fund, edhe pse jane vetem sezonale.
Puuuuuuneeeee per te tereeee.
Fitimi ne tre muaj pune eshte sa te punosh nje vit me rroge shteti. Pa taksa. Pa detyrimin qe duhet te jesh ne dite pushimi ne ndonje miting partie, apo te paguash 30 perqind te rroges si harac per shkuma-party te rinise se partise. Nuk ka nevoje te behesh militant partie apo te paguash ryshfet per tu futur ne pune.
Thjeshte, mjafton te jesh nevojtar per te çuar ne darke buken e femijeve ne shtepi.
Te marrin e te çojne me makine. Ushqimi gjate punes, falas. Ne zona me te mira dhe me sherbim katering.
E kane bere Shqiperine rurale, xhenet more xhenet. Atij Pashait te jugut vertet mund tia kene hequr spaletat, por i marrshin te keqen pashallekut te tij, shiheni vet si lulezon….
Doni te pushoni ne Dhermi, Jale, Santa Quaranta ne Sarande, apo Bora Bora te Ksamilit, ne resortet luksoze te Zamirit, grekut, turkut, ishujve Karaibe apo ne Dubai?!! Pushoni.
Beni qejf!
Relaksohuni!
Ne shtator behuni gati per “sulmin patriotik”, pa qetesi e pa dashuri.
Kaq per sot…nga Xhungla dehese made in Albania
P.S.Mos me pyesni per vendin ku jam, oferta eshte vetem per turistet e huaj. Pamjet jane te fresketa, te vetem para pak ditesh, ne nje zone qe shtrihet mes dy qarqeve Vlore e Gjirokaster.
Si çdo sezon kanabist, “Xhungel” nuk do tu zhgenjeje dhe kete vit. Se shpejti, ne NEËS 24, do te keni nje investigim te detajuar nga “Thellesia e pashallekut te Jugut”….
Dhe me pas, Xhungel starton sezonin e ri me nje cikel emisionesh, nje panorame te plote te fenomenit nga Jugu ne Veri.
Nje seri udhetimesh aventure, plot rreziqe dhe adrenaline ne parcelat e kultivuara nga narkotrafikantet, qe ruhen me skuadra njerezish te armatosur.

‪#‎qenteletelehinkarvaniteecperpara
Problemi qendron jo se s’ka qen..
por ka vetem nga ata qe lehin, jo nga ata qe nuhasin forte…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix3 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske4 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore4 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet8 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook