Lidhu me ne

Aktualitet

Heqja e tollonit të benzinës, revolucion për Policinë e Shtetit

Ram_2016_07_27_1818_1469636368

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në inagurimin e një sistemi të ri të furnizimit me karburant për makinat e policisë.  Një projekt-test me 150 automjete rezultoi i suksesshëm, çka nënkupton që furnizimi nuk do të bëhet më me tollona, por do të kontrollohet on line përmes kartave elektronike. “Falë lidershipit të ministrit dhe një skuadre njerëzish të prirur për të bashkuar teknologjinë me njeriun në Policinë e Shtetit, është një sektor lider në këtë revolucion teknologjik. Revolucion që ne po përpiqemi të çojmë përpara në çdo sektor. Garantimi i furnizimit të rregullt, 24 orë në 24, për 365 ditë të vitit, pa lënë më shteg për abuzime mbi abuzime dhe për kërkesa shtesë për para, se medemek u harxhuan paratë e karburantit, përbëjnë një revolucion të vërtetë. Çdo furnizim që bën një mjet shtetëror do të regjistrohet në kohë reale, duke përcaktuar saktësisht edhe vendin e furnizimit, edhe detajet e furnizimit dhe të litrave të mbetura në dispozicion. Vetëm me një kartë teknologjike shmanget vazhdimi i një epoke të turpshme abuzimi, grabitjeje me damkën e shtetit. Është i njëjti sistem që përdoret për furnizimin me karburant në policinë amerikane dhe në një pjesë të konsiderueshme të vendeve të Bashkimit Europian, jo në të gjitha-theksoi Rama, duke shtuar se “Ne jemi shumë krenarë që tani, edhe Policia jonë e Shtetit, por edhe institucionet tona do të përfshihen në këtë sistem”.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix3 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske4 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore4 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet8 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook