Këtë periudhë Post Agon, ajo e quan “një zbritje” tek vejta. Duke qëndruar mbrëmjeve në shtëpi, me papuce dhe kokoshka apo mëngjeseve e pasditeve me të bijën Amarisin. Duke ecur me atlete edhe të hënave paradite, pirë çaj me miq që ia zgjedh shpirti e jo programi a projekti i radhës. Duke pirë kafe me babin për të dëgjuar një bisedë pa sms. Duke marrë pjesë në leksione e konferenca ku zgjedh vetë të shkojë e jo ku e dërgojnë… E konsideron këtë si një rrugëtim të domosdoshëm, afatin për të cilin nuk e zgjodhi vetë. Po të kishte qenë për të, do të kishte vazhduar të qëndronte mes rrëmujës, kaosit e çmendurisë së përditshmërisë… që e ka sfilitur jo pak. Sonila Meço rrëfehet me qetësinë dhe kthjelltësinë që tashmë ia jep mosngut.
Nga Fleura Shkëmbi
Sonila vjen ashtu si zakonisht (duke ecur konfidente, e sigurt dhe e gatshme për rrëfim) por tashmë unë vërej tek ajo diçka ndryshe: një qetësi shpirtërore! Fillon të flasë pa barriera duke treguar se po shijon edhe gjërat e vogla të jetës. Ndalon herë pas here, ç’ka duket më shumë si përhumbje në përjetimin e bukur të atyre që tregon; ka momente që ndalon-buzëqesh –tund kokën dhe vazhdon tregon rrugëtimin e jetës së saj. Ajo, nuk ka “frikë” nga psikologu, përkundrazi rrëfen edhe detaje shumë të vogla; shpesh bën shaka edhe me situatat-gjendjet të cilat përjeton.
Mbi të gjitha vërej një ngritje emocionale në një nivel pjekurie, të cilën e arrin duke u përballur dhe duke mësuar nga situatat me të cilat e ka vënë në provë jeta! Për Sonilën ato janë ose mësime ose dhurata!
Cili është tani kuptimi i jetes, i parë nga një femër që pjesën më të madhe të kohës e kalonte në studio dhe papritur është totalisht me veten dhe me familjen?
Rreth një vit më parë, në një mesditë të diele, Drini kish ndaluar të furnizonte makinën me karburant. Ishte ndër të dielat e rralla që më gjenin në udhëtim, sepse prej vitesh java ime s’kish fund çlodhës, veç rifillim energjik. Mbi xhamin e makinës rrezatonte një diell i bukur që krijonte ca efekte lozonjare mbi fytyrë, teksa po kontrrolloja flokët në pasqyrë. Më pëlqeu aq shumë e gjithë loja e rrezeve mbi lëkurën time sa nuk e zgjata fare, por me një selfie dhe një“post” e gjithë pamja përfundoi në facebook. Dhe më erdh aq natyrshëm statusi, sa më shpejt shkrova fjalinë se bashkangjita foton: “Paska jetë edhe jashtë studios”. Nuk e dija se kjo foto që mori rrëmbimthi shumë pëlqime, do kthehej në profeci vetëpërmbushëse. Sepse vetëm disa ditë më vonë, për televizionin ku punoja pa orar, do të niste një procesi vështirë që do të finalizohej me mbylljen e tij, pa afat. Dhe unë realisht do të nisja “zbulimin” e jetës jashtë studios, asaj jete, shijen fillestare të së cilës e “provokova” me statusin tim të dielën e majit të një viti më parë. Ndërsa nga tetori i vitit të kaluar, do të shkelja vetëm dy herë në studio televizive, pas një vendimi se do të qëndroja larg ekranit deri sa të rigjeja arsyen e fortë për t’ju rikthyer. Të dy herët si e ftuar në dy panele të miqve që nuk mundem assesi t’i refuzoj, Nazim Rashidi në Shkup dhe Erion Kristo në Tiranë. Nuk do ta kisha imagjinuar se Sonila mund të qëndronte 7 muaj larg ekranit, sepse edhe me ardhjen e Amarisit, largësia nga ekrani nuk arriti dot dy muaj. Rrethanat ma bënë të pamundur qëndrimin pak më gjatë me të voglën time (qëndrim që do të ngjante gjithsesi i shkurtër edhe sikur një vit t’ja përkushtoja vetëm asaj, mëngjes, drekë, darkë). Pra largësia ime nga ekrani nuk ka mbushur asnjëherëdy muajt dhe ky është nga ato raste që ia vlen të mendosh pak më gjatë se filmi “Eat, Pray and Love” për t’i dhënë përgjigjen kuptimit të jetës. Se nëse ke lejuar për një kohë të gjatëtë identifikosh pjesën më të madhe të vetes, arritjeve e jetës me punën, tashmë që raporti me të ka ndryshuar duhet të dish t’i përgjigjesh, sepse ke edhe më shumë kohë për të bërë filozofi, për të njohur skajet e vetes, por edhe për të bindur kureshtarët dashamirë e jo aq të tillë në lidhje me kuptimin qëi jep jetës Sonila tani. Shpesh jam përpjekur të fshihem pas aforizmave për të dhënë një përgjigje jo shteruese, por tani e kuptoj se gjurma që lëmë në këtë botëështë përvojë tërësisht vetjake e si e tillë secili prej nesh mund të gjejë vetëm një kuptim, atë të vetin. Dhe unë nuk e kam gjetur, mendoja se e kisha gjetur kur orë e pa orëi jepesha punës, me një zell të frikshëm, duke harruar gjithçka, duke relativizuar rëndësinë e gjithçkaje tjetër për të lënë punën të dëshmojë Sonilën. Ndaj unë tani jam në kërkim, jo se e kam humbur kuptimin me mbylljen e një cikli në jetën timë, apo me një pauzë profesionale, por sepse tani po i mbush ditët e mia me jetë dhe jeta nuk është vetëm profesioni, apo vetëm familja, vetëm një dashuri, a një mal me para. Në fakt është pak nga të gjitha, por edhe më shumë se kaq, ajo harmonia e paçmueshme me veten dhe njerëzit, paqja me ta, kureshtia për të parë e njohur, për të mos u nginjur kurrë me sa di, është ushqimi i mirë dhe shëndeti që të lejon të provosh kënaqësitë e tua, ato që të bëjnë ty të lumtur. E të mbushësh ditët e tua me jetë qenka një kërkim shumëi gjatë dhe ndjellës drejt kuptimit të vetë jetës. Kur e lexoja tek “Alkimisti” këtë filozofi, më zemëronte përgjigja e tij se kërkimi i thesarit është mëi rëndësishëm se thesari në vetvete. Justifikim mendoja, alibi që nuk i shkon një shkrimtari të kalibrit të Coelho-s. Përgjigje e varfër, patetike, zhgënjyese, kështu e kam komentuar për ditë me radhë pasi e kisha lexuar. Por ja që sot i jap të drejtë. Nuk ka asgjë të veçantë në kuptimin e jetës, pyetja ështëshumë madhore, por përgjigja është e thjeshtë, të gjithë kemi të drejtën për ta kuptuar siç besojmë vetë: të mbushim ditët tona me jetë. Nga ai materiali qëi ka të gjitha e qëbart gjurmën tonë unike.
Si është ndienja e të qenit pa kohë dhe pa limite?
Për mua kjo periudhë ka qënë një“zbritje” tek vetja. Një rrugëtim i domosdoshëm, afatin për të cilin nuk e zgjodha unë. Të qe për mua do vijoja të qëndroja lart mes gjithë rrëmujës, kaosit, çmendurisë së përditshmërisë së gjërave që mendon se i ke nën kontrroll, kur në fakt të kanë vënë tërsisht përfund. Dhe kur e gjithë ngarkesa të bie përsipër, sepse ndalesa është e pashmangshme, atëherë duhet të pedalosh edhe më fort për të gjetur një tjetër motiv për të vijuar. Patjetër është ekzistencial, duhet të punojmë që të jetojmë, por kur ke mundësinë të shmangësh këtë varësi ekzistenciale, pra t’i lejosh vetes të zgjedhësh në qetësi hapin e radhës, nis një ekskursion i mirë brenda vetes, brenda gjërave që ke lënë pas dore, i ke shmangur, nuk u ke dhënë rëndësi. Andaj do zbresësh tek thelbësoret, do vërtitesh në aq sa të jepet, pa bërë ambiciozen, kokëfortën, kërkuesen. Do rimarrësh kontrrollin nëpërmjet gjërave që ti mund t’i kontrrollosh e që nuk janë në garë as me kohën, as me konkurencën.
Mbrëmjet në shtëpi me papuce dhe kokoshka, mëngjeset dhe pasditet me Amarisin, filmat e rinj në kinema, ecjet me atlete edhe të hënave paradite, çaj me miq që dikur i përshëndesje veç me emocion, ama miq qëi zgjedh ti, jo programi a projekti i radhës, miq qëi zgjedh shpirti e kënaqësia e një bisede krejt për qejfin tënd e jo tëftuar VIP në program, seminare në fakultet për tema qëi zgjedh ti, kafe me babin për të dëgjuar një bisedë pa sms dhe thashetheme përmidis, leksione e konferenca ku zgjedh të shkosh e nuk të dërgojnë, redaktim libri që ende nuk e ke shkruar vetë, sepse ke kuptuar që librat në këtë vend bëhen bestseller kur punon për një media…. Kjo është zbritja tek vetja, udhëtim nga ata që as nuk të shkon ndërmend se ç’mund të gjesh rrugës edhe pse e ke përshkuar një herë, por asnjëherë me qetësinë dhe kthjelltësinë që të jep mosnguti. Sepse sido që gjërat kanë rrjedhur në jetën time, sidoqë përpiqem të kuptoj se ku jam dhe pse, çfarë ka më shumë rëndësi është vetja që do dua të krijoj, e të rikrijoj me përvojat dhe zgjedhjet e reja. Duke konsideruar edhe sukseset, edhe dështimet për a mos fajin tim. E për këtë nuk ka nevojë të dish ekzaktësisht se ku po shkon, rruga të nxjerr vetë.
Tani që je dhe nënë, a ke zbuluar diçka tjetër të bukur apo qoftë edhe të re brenda vetes?
Shpesh e kam gjetur veten mes një optimizmi të pakontrrolluar për të ushqyer ambicjet e mia profesionale .Por tani i lejoj edhe skepticizmit t’i japë jetë dëshirave. Nuk i shmangem vështirësive, nuk bëj sikur nuk janë aty, sikur nuk i shoh. As dështimeve. Përkundrazi aty gjej forcën. I lejoj vetes të dështoj edhe për të kuptuar se ku e kam gabimin, se gabova. E kështu mes optimizmit të natyrës sime dhe skepticizmit të gjërave të provuara, po kërkoj një ekuilibër të ri ku të ankoroj zgjedhjet e mia të ardhshme.
A ke frikëra brenda vetes? A qan në prezencë të të tjerëve apo fshehurazi e nëse po e quan këtë si një moment dobësie apo armëpushimi për të filluar sërish rrugëtimin e jetës me pengesat të cilat mund të ta bëjnë më të vështirë por njëkohësisht edhe më të bukur e më domethënëse misionin në këtë dimension?
Nuk po them gjë të re, e as të madhe. E provoj dhe jam e sigurt, beteja më e vështirëështë ajo me veten, jo ajo që bëjmë çdo ditë me ata që duan të ndalin me çdo kusht suksesin tënd. Dhe do të të tregoj timen, që ndoshta nuk është vetëm e imja. Të jesh 15 vjet në ekran, çdo ditë, në programe të rëndësishme, për tema delikate e të forta, të prezantosh, moderosh, drejtosh, analizosh pa humbur logjikën, arsyen, sepse nuk i lejon vetes asnjë gabim, duke u përpjekur të qëndrosh mes zgjedhjeve morale, integritetit dhe nevojës për të mbijetuar në një treg të parregulluar, presionit të politikës, pronarëve, publikut, thashethemeve, atyre që nuk të tolerojnë asnje detaj jashtë tendencave të modës, por që vlerësojnë kapacitetin tënd intelektual edhe nga firma e xhaketës, apo fustanit, që s’të falin botoksin, por as rudhën, s’të falin lodhjen, por as aftësinë për të mos e treguar, që kërkojnë arsye të pandershme për suksesin dhe ndershmëri në pranimin e çdo dështimi, ata që nuk duan të dëgjojnë bisedë, por fajësime, e gjitha kjo të sfilit. Të sfilit në përpjekjen për të pranuar veten siç je, për të pohuar në prezencë të vetes se mjafton. Edhe kaq sa je mjafton. Ti nuk arrin dot të pranosh se je vulnerabël, se ke frikë, trembesh, qan, vuan, të dhemb stomaku para transmetimit, ke lënë prindërit sëmurë, vajzën me temperaturë, ke një migrenë të trasheguar që të bën të thyesh pasqyrat e grimit vetëm pak minuta para programit. Sepse ndjen se njerëzit gjithnjë e më pak komunikojnë me zemër e më shumë me tastierënis e kërkon tek vetja çdo gabim. Pa kuptuar nuk je ti njeriu që do më shumë veten tënde, por njeriu që më shumë e vë në provë, e kritikon e masakron. S’gjen as dromcën më të vogël të kurajos, se edhe kurajo, fjalë që buron nga “zemër” në latinisht sfidohet nga një ambjent gjithnjë e më automatik, që preket me komandë, reagon me komandë, indinjohet me komandë. Dhe distanca mes teje dhe vetes nis e bëhet kaq e madhe, sa kur vjen njëçast, si ky i bekuar çast që kam prej pak kohësh për të “zbirtur” tek vetja, më ngjan se jam astronaute që u ula në hënë. Ama tani po mësoj ta dua fort “hënën” time dhe këtë betejë e fitova. E fitova duke humbur një tjetër përkohësisht, atë me ata që vendosën të mbyllin një kapitull në jetën time. Bënë mirë, sepse si në profecinë e vetpërmbushjes me statusin e një viti më parë, ka ardhur koha të shkruaj: “Çdo fund është një fillim i ri”./Madamemapo
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu