Lidhu me ne

Aktualitet

Çfarë mendon Sali Berisha për Ilir Metën?

8 VJETORI I PAVARESISE SE KOSOVES - Ish Kryeministri, Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, gjate nje pritje festive me personalitete shteterore me rastin e 8 vjetorit te festes se Pavaresise se Kosoves./r/n/r/n8 ANNIVERSARY OF INDEPENDENCE OF KOSOVO - Former Prime Minister Sali Berisha, Parliament Speaker Ilir Meta and lawmaker, Pandeli Majko, during a festive reception with state dignitaries on the occasion of the 8th anniversary of the feast of the Independence of Kosovo.

Nga foltorja e Kuvendit, teksa fliste sot për Partinë Demokratike si promotore të reformës në drejtësi, Sali Berisha nuk harroi të përmendte edhe Ilir Metën, si “politikanin e vendosur pro konsensusit për reformën në drejtësi”.

Ish-Kryeministri foli jo pak sot, për pozicionimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim pro konsensusit dhe kalimit të reformës. Madje Berisha shkoi edhe më tej, kur tha se LSI doli e fituar pas rrëzimit të projektit Rama- Xhafa për drejtësinë dhe largimit të saj nga koalicioni.

“Në këtë proces fitoi edhe LSI që në moment kritike mes konsensusit dhe bashkëqeverisjes zgjodhi konsensusin”-tha Berisha, teksa paralelisht përcaktonte Edi Ramën si dështuesin e madh të reformës.

Humbjen e Edi Ramës, Berisha e lidhi pikërisht me vendimin e LSI për të hartuar një projekt solid që e dërgoi paralel me projektin Rama­ Xhafa në komisionin e Venecias.

Në fjalën e Berishës dallohej  përpjekja për të legjitimuar ndarjen e Ilir Metës nga Edi Rama dhe kundërshtitë mes të majtëve për reformën në drejtësi.

“Rama futi në paketën e reformës propozimin sipas të cilit drejtuesit do zgjidheshin me votë të transferuar, e refuzuar kjo nga opozita si një praktikë e korruptuar. Këtu fitoi edhe LSI e cila pas rrëzimit të projektit Xhafa-Meta, u nda nga maxhoranca. Ajo me ekspertët e vet hartoi një projekt solid që e dërgoi paralel me projektin Rama­ Xhafa në komisionin e Venecias. Ajo i bëri me dije anëtarëve të Komisionit se ajo nuk ndante qëndrimin për të kapur drejtësinë”-deklaroi Berisha.

Por çfarë do të thotë kjo qasje në diskursin e Berishës me figurën e Ilir Metës?

Çfarë nënkupton ajo tani, në kushtet kur krisjet e koalicionit PS-Lsi janë mëse të dukshme dhe të konfirmuara nga deputetë të mazhorancës?

A është kjo, ajo që mendon realisht Berisha për ish-aleatin e tij në qeverisje?

Apo është thjesht një diversion që kërkon të ngacmojë edhe më shumë, plagën tashmë të hapur, mes Edi Ramës dhe Ilir Metës?

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix3 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske4 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore4 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet8 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook