Lidhu me ne

Aktualitet

24 korriku në histori

660C6412-E9CB-48BB-B852-1AEABCD6C881_cx0_cy24_cw0_w987_r1_s_r1-620x348

1487 – Qytetarët në Leeuwarden, Holandë, hidhen në grevë kundër një mase që ndalonte importimin e birrës. Prodhimi i birrës njihej pak në atë kohë në vendet skandinave, prandaj holandezët shqetësoheshin se do të mbeteshin pa birrë nga ndërprerja e furnizimit nga jashtë – dhe greva ndikoi në ndryshimin e prirjes. Sot birra holandeze Heineken është më e shitura dhe në botë.

1701 – Francezi Antoine de la mothe Cadillac krijon një pikë tregtare në Fort Pontchartrain, që më vonë do të njihej si Detroit, Michigan. Dy industrialistë, William H. Murphy dhe Henri M. Leland, e nderuan themeluesin e qytetit duke përdorur emrin e tij, Cadillac, për kompaninë e tyre në vitin 1902. Detroit u bë qendra botërore e prodhimit të automobilave në shekullin e 20.

1847 – Pas 17 muaj endjesh e udhëtimi, Brigham Young mbërrin me 148 pasues mormonë në luginën Salt Lake, duke rezultuar në krijimin e qytetit Salt Lake. Kjo ditë përkujtohet si festë shtetërore në Utah.

1901 – Shkrimtari amerikan O. Henry lirohet nga burgu në Columbus, Ohio pasi shërbeu tre vjet për përvetësim të hollash nga një bankë ku ai punonte. Emri i tij ishte William Sydney Porter, lindur më 1867; i njohur me emrin e penës O. Henry, shkrimtar, mjeshtër tregimesh të shkurtra.

1910 – Trupat osmane marrin qytetin e Shkodrës, duke shtypur kryengritjen shqiptare të vitit 1910. Kryengritja ishte reagim ndaj politikave të centralizimit të qeverisë së ‘Turqve të Rinj’ në Shqipëri (disa mendojnë se kryengritja u nxit edhe nga Serbia, që synonte dobësimin e osmanëve për qëllimet e veta). Kryengritja e vitit 1910 ishte e para e një serie kryengritjesh të mëdha. 1923 – Traktati i Lozanës, që përcakton kufijtë e Turqisë moderne, u nënshkrua në Zvicër nga Greqia, Bullgaria dhe vende të tjera që luftuan në Luftën e Parë Botërore

1943 – Lufta e dytë Botërore, Gjermani; fillon Operacioni Gomora: aeroplanët britanikë dhe kanadezë bombardojnë Hamburgun natën, dhe aeroplanët amerikanë hedhin bomba ditën. Deri në fund të operacionit në nëntor, u hodhën 9000 ton eksploziv, u vranë më shumë se 30,000 njerëz dhe u shkatërruan 280,000 ndërtesa.

1967 – Gjatë një vizite zyrtare në Kanada, presidenti francez Charles de Gaulle deklaron para një turmë prej mbi 100 000 vetash në Montreal: “Vive Le Quebec Libre.” “Rroftë Kuebeku i lirë!”. Deklarata, e interpretuar si mbështetje për pavarësinë e Kuebekut, kënaqi shumë franko-kanadezë, por zemëroi qeverinë kanadeze dhe shumë anglo-kanadezë.

1972 – Grupi Bugojno kapet nga forcat jugosllave të sigurimit. Bugojno ishte emri i formacionit paraushtarak kroat në mërgim, i cili ishte infiltruar në Jugosllavi më 20 qershor 1972 për të nxitur një rebelim kundër qeverisë socialiste jugosllave. Grupi Bugojno ishte pjesë e Organizatës Revolucionare Vëllazëria Kroate formuar në Australi në vitin 1961 dhe ishte aktive në Evropë dhe SHBA. Qëllimi i tyre shkëputja dhe pavarësia e Kroacisë nga Jugosllavia.

2001 – Simeon Sakse-Koburg-Gotha, Cari i fundit i Bullgarisë, i larguar kur ai ishte fëmijë, u betua si kryeministër i Bullgarisë pas-komuniste, duke u bërë monarku i parë në histori që rimerrte pushtetin politik përmes zgjedhjeve demokratike në një zyrë të re.

2002 – SHBA; Ligjvënësi demokrat Xhejms Traficant përjashtohet nga Kongresi në një votim 420 me 1. Më pas, ai u dënua për korrupsion gjatë periudhës si ligjvënës dhe u lirua më 2 shtator 2009, pas 7 vjetësh në burg. Në shkurt të vitit 1999, kur kishte qenë ligjvënës, Trafikan vizitoi Shqipërinë – shumë shqiptarë e kujtojnë atë për sloganin antikomunist “better dead than red” (më mirë i vdekur sesa i kuq).

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet5 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar22 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix22 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar23 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar23 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport23 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar23 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet23 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix1 ditë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook