Lidhu me ne

Kryesore

“Stalini” brenda Erdoganit

David L. Phillips*

“Stalini” brenda Erdoganit tashmë është zgjidhur nga zinxhirët.

Pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti javën e kaluar, Erdogan paralajmëroi se: “Ky veprim është tradhëti dhe ata do të paguajnë për këtë tradhëti”. “Kjo është një mirësi e madhe nga Zoti. Pse? Sepse do të na mundësojë që të pastrojmë forcat e armatosura, të cilat duhet të jenë tërësisht të pastra”. Erdogan tashmë e ka shndërruar Turqinë në një gulag gjigand. Gjatë 5 ditëve të fundit, 50 mijë zyrtarë ushtarakë, policë, gjyqtarë, gazetarë, qeveritarë dhe nëpunësit civilë janë arrestuar, pezulluar, ose pushuar nga puna.

Njerëzit janë arrestuar dhe burgosur padrejtësisht dhe jo konform autoritetit ligjor. Madje nuk dihet as vendndodhja e tyre. Çdo dekan universiteti, më shumë se 1500 të tillë, janë detyruar të japin dorëheqjen; ndërsa rreth 15 mijë mësues janë pezulluar nga puna. Njerëzve u është ndaluar që të largohen jashtë vendit. Askush që ka një pasaportë zyrtare nuk mund të udhëtojë jashtë vendit. Punonjësve të institucioneve u duhet të marrin leje të veçantë për të udhëtuar jashtë shtetit. Progresistët dhe “opozitarët” janë të rrezikuar. E kaluara e tyre po kontrollohet imtësisht dhe po hetohet për lidhje të mundshme me Fethullah Gylen, një predikues që jeton në Pensilvani dhe të cilin Erdogan e akuzon për komplotin e grushtit të shtetit.

Në horizont nuk duket asnjë zgjidhje. Ndërkohë Erdogani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muajt e ardhshëm. Administrata e Obamës me të drejtë dënoi grushtin e shtetit. Grushti i shtetit nga ushtria nuk është rruga e duhur drejt demokracisë. Tani zyrtarët amerikanë janë kundër spastrimeve në Turqi dhe kanë reaguar ndaj tyre. Megjithatë, duhet thënë që reagimet nuk kanë qenë të ashpra. Ndërkohë Sekretari i Shtetit, John Kerry paralajmëroi se: “Nuk duhet të ketë spastrime arbitrare, nuk duhet të ketë sanksione penale jashtë kornizës së sundimit të ligjit dhe jashtë sistemit të drejtësisë. Kerry tha gjithashtu se NATO do të vlerësojë veprimet e Turqisë. “NATO ka gjithashtu një kërkesë në lidhje me respektimin e demokracisë”. Ai la të hapur mundësinë për rishikimin e anëtarësimit të Turqisë në NATO.

Kur Erdogani sugjeroi që Turqia mund të rivendoste dënimin me vdekje, i shfuqizuar në vitin 2004, Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, paralajmëroi se: “Asnjë vend nuk mund të jetë partner dhe aleat me ne nëse rikthen dhe njeh vendimin me vdekje. Ajo gjithashtu shtoi se “Bëjmë thirrje për respektim të plotë të rëndit kushtetues të Turqisë dhe ne… vëmë theksin në rëndësinë e sundimit të ligjit. Turqia duhet të ketë respect për demokracinë dhe të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.  Paralajmërimet e Mogherinit me sa duket ka rënë në vesh të shurdhër. Organizatorët e grushtit të shtetit po torturohen dhe pamjet e torturave po shfaqen në televizione. Erdogan kërcënoi se do të varë në litar të gjithë ata që janë të përfshirë në tentativën për grusht e shtetit. Një ushtari të ri iu pre koka dhe pamjet e ekzekutimit të tij u shfaqën në mediat sociale. Nuk dihet edhe sa të tjerë janë torturuar ose vrarë.

Fakti me i rëndësishëm:  Erdoganit nuk i bëhet vonë për çfarë është thënë. Ekspozimi i korrupsionit Erdoganit është e vetmja mënyrë për të ndikuar në sjelljen e tij.

Reza Zarrab, një shtetas turko-iranian me lidhje të ngushta me Erdoganin, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit në maj. Prokurori i çështjes, Preet Bharara, premtoi se do të hetojë dhe do të bëjë publike mënyrën e pastrimit të parave dhe shitjet e arit nga Zarrab, të cilat shmangnin sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit. Zarrab mund të dëshmojë kundër Erdogan, djalit të tij Bilalit dhe rrethit të ngushtë të Erdoganit. Prokurori i çështjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shpejtojë dhe të bëjë publike padinë ndaj Zarrab, si dhe të publikojë listën e përfituesve nga biznesi i tij i paligjshëm.

Pas publikimit të aktakuzës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vendosin sanksione ndaj të gjithë personave të implikuar në këtë çështje. Ato duhet të ngrijnë pasuritë e tyre jashtë shtetit dhe të ndalojë udhëtimin e tyre dhe të familjarëve të tyre. Historia na mëson se diktatorët injorojnë paralajmërimet jo kërcënuese. Hitleri dhe Musolini janë zgjedhur në mënyrë demokratike, ashtu sikundër Erdogan. Edhe ata ishin të pavëmendshëm ndaj presionit ndërkombëtar. Paditë penale për korrupsion dhe disa sanksioneve të mirëmenduara janë të vetmet mjete në dispozicion për të lehtësuar pasojat e goditjeve gjithëpërfshirëse të Erdoganit.

 

*David L. Phillips është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në universitetin e Columbia. Ai ka shërbyer si Këshilltar i Lartë dhe Ekspert i Punëve të Jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administrative të presidentëve Klinton, Bush dhe Obama.

 

http://m.huffpost.com/us/entry/11101118.html

Përkthimi nga shtëpia botuese “Prizmi”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix1 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix1 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix1 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar1 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix1 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar1 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook