Lidhu me ne

Aktualitet

Më në fund jemi të parët për diçka :))

plehra-300x200

Shqiptarët gjenerojnë më shumë mbetje urbane se vendet e rajonit, dhe shtete të tjera të Europës, si Republika Çeke, Estonia, Slovakia, Rumani Hungaria, Sllovenia etj.

INSTAT ka publikuar të dhëna mbi sasinë vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banor në shkallë vendi, që ka patur trend në rritje përkatësisht me: 396 kg/banor në vitin 2015, në 355 kg/banor në vitin 2014 dhe 321 kg/banor në vitin 2013.

Të dhënat për mbetjet urbane të gjeneruara në Europë janë marrë nga Eurostat. Mesatarja e BE-27 është 475 kg/frymë. Shteti që gjeneron më shumë plehëra është Danimarka, me 759 kg/frymë, i ndjekur nga Qipro me 626 kg/frymë dhe Gjermania me 618 kg/frymë.

Në raport me rajonin, Shqipëria gjeneron më shumë plehëra se Maqedonia (370 kg/frymë) dhe Serbia (302 kg për frymë) dhe më pak se Mali i Zi (507 kg/frymë).

Shteti më i “pastër” në Europë është Rumania me 272 kg/frymë.

Në gjithë Europën është tendencë ulja e gjenerimit të mbetjeve, ndryshe nga Shqipëria që vetëm po e rrit këtë tregues. Për më tepër, vendi ynë është larg ndarjes dhe riciklimit të mbeturinave të brendshme.

INSTAT: Rritja nga ndryshimi i sjelljes shoqërore
INSTAT raporton se në Shqipëri mbetjet e ngurta urbane të menaxhuara me fonde publike kanë patur trend në rritje ndër vite, shpjeguar kjo ndër të tjera me sjelljen shoqërore të banorëve si refleksion i ndryshimeve në mënyrën e jetesës së tyre. Në vitin 2015 rezulton të jenë menaxhuar rreth 1,4 milion ton mbetje, në vitin 2014 rreth 1,2 milion ton dhe në vitin 2013 sasia e mbetjeve të menaxhuar me fonde publike ishte 950 mijë ton.

Sasia e mbetjeve industriale të përziera në burim bashkë me ato urbane ka patur rritje jo lineare nga viti 2013 në vitin 2015. Në vitin 2015 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara ishte 94 kg/banor, në vitin 2014 ishte 90 kg/banor dhe në vitin 2013 ky tregues ishte 44 kg/banor.

Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk ka qenë konstant në tri vitet e vrojtuara duke shënuar luhatje të këtij treguesi në vlerat 60 % në vitin 2015, 63 % në 2014 dhe 51,9 % në vitin 2013. Të dhëna të detajuara jepen në figurën 3 dhe tabelë 3.

Në përbërjen e mbetjeve urbane përbërës kryesor janë mbetjet organike. Në mbetjet e menaxhuara sasia e mbetjeve organike ka ardhur në rritje përkundrejt mbetjeve në total. Në vitin 2015, mbetjet organike përbenin rreth 51,4 % të sasisë nga 50,2 % që ishte në 2014 dhe 41,0 % në vitin 2013 ndaj totalit të përgjithshëm. Të dhëna më të detajuara jepen në tabelën 4.

Mbetjet e menaxhuara janë trajtuar kryesisht duke i depozituar ato në landfille dhe vende të tjera depozitimi të miratuara nga organet përkatëse të pushtetit vendor. Depozitimi i rregullt i mbetjeve ka ardhur në rritje përkatësisht në vitin 2015 u depozituan 68,8 %, në vitin 2014 u depozituan 63,4 % dhe në vitin 2013 u depozituan 50,6 % e sasisë totale të mbetjeve të menaxhuara në shkallë vendi./Monitor

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet5 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar22 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix22 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar23 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar23 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport23 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar23 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet23 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix1 ditë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook