Lidhu me ne

Aktualitet

Rama-Basha-Meta: Do të vazhdojnë negociatat

Treshja Rama-Basha-Meta ka rënë dakord për të negociuar për arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi nisur nga varianti hibrid i propozuar nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit Viktoria Nuland.

Për këtë qëllim, secila palë ka caktuar nga një përfaqësues: Engjëll Agaçe (PS), Oerd Bylykbashi (PD) dhe Ylli Manjani (LSI).

Kryeministri Rama gjatë një fjalë para disa anëtarëve të rinj socialistë ka deklaruar se Partia Socialiste është e bashkuar për të votuar ndryshimet kushtetuese. Ai ka pohuar, gjithashtu, se është plot shpresë se të enjten do të jenë 94 vota pro reformës.

Ndërkohë Zoti Rama është i shprehur se është i gatshëm të pranojë “çdo propozim dhe zgjidhje që ofron PD me kusht që zgjidhja në fjalë të konsiderohet zgjidhje dhe jo zgjedhë nga ndërkombëtarët.”

Zoti Rama ka kritikuar drejtuesit e PD-së dhe LSI-së duke vënë në dyshim nëse ata përfaqësojnë vullnetin e popullit. Ai e ka cilësuar reformën në drejtësi si “revolucion” dhe reformën më të rëndësishme të këtyre 25 viteve të fundit që do të vendosë për të ardhmen e Shqipërisë.

Nga ana e tij Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e PD-së se drafti hibrid duhet të sillet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

 rama-meta-basha-701x432
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet5 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar22 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix22 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar23 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar23 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport23 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar23 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet23 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix1 ditë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook