Lidhu me ne

Aktualitet

Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Ilir Meta ka propozuar sot miratimin me konsensus të reformës dhe krijimin menjëherë të një qeverie tenike që do përgatisë zgjedhje të parakohshme.

Këtë zgjidhje ai e ka justifikuar me klimën e mosbesimit që ekziston jo vetëm mes palëve politike por edhe nga publiku për politikën në përgjithësi:

“Miratimi i kësaj reforme është i domosdoshëm dhe duke e parë se mosbesimi është kaq shqetësues i lodhshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen jam i bindur se rruga më e mirë do të jetë ndërtimi i një qeverie ekspertësh e cila pas miratimit të reformës e çon vendin në zgjedhje demokratike dhe të pakontestuara nga askush.”

Kryetari i Kuvendit dhe i LSI-së e ka shkuar më tej duke lënë të kuptohet se LSI mund ta detyrojë një zgjidhje të tillë duke lëvizur në mënyrë të njëanshme:

“Unë personalisht jam gati që për hir të këtij kompromisi të jap dorëheqjen nga ky moment nga kryetar i parlamentit nëse i shërben kompromisit. Ministrat e forcës politike që unë përfaqësoj të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrën që ne të detoksikojmë këtë klimë helmuese të egër e të papranueshme.

…Pas reformës në drejtësi, le të shpërndahemi dhe pastaj edhe ne kryetarët e partive të shohim listat. Jam i gatshëm të jap dorëheqjen për miratimin e reformës në drejtësi.”

Ilir Meta ka dëshmuar edhe një arsye të rëndësishme për këtë shkëputje të dukshme nga partneri i tij Edi Rama. Ai ka denoncuar, indirekt, një fushatë—me gjasa të nxitur nga PS—për krijimin e opinionit se se të huajt kanë vendosur se objektivi i parë i reformës në drejtësi është Ilir Meta.

“S’ka konsensus duke thënë se do të shkosh në burg. Nuk bëhet reformë duke thënë ‘do shkosh ti në burg’. Reforma dhe konsensusi, atë që do Uashingtoni, Brukseli dhe qytetarët shqiptarët bëhet duke thënë ‘unë do shkoj në burg’, nëse kam shkelur ligjin. Vetëm duke folur kështu ne mund t’i japim vendit një Kushtetutë të re. Reforma nuk bëhet për zgjedhjet e radhës, por për 30 vitet që vijnë në këtë vend,” — është shprehur Zoti Meta.

Së fundmi, Zoti Meta ka çuar më tej një propozim të Ambasadorit Lu, duke kërkuar që takimi për arritjen e një konsensusi të zgjerohet edhe me Ambasadorët Lu dhe Vllahurin dhe vetë atë, krahas zoteërinjve Rama e Basha.

Kam një propozim të ri për ambasadorin Lu. Ftoj Ramën, Bashën dhe ambasadorët Lu e Vlahutin të mbyllen në Kuvend. Edhe mua si ambasadorit Lu po më soset durimi,” ka pohuar Zoti Meta.

Ilir-Meta1-701x467

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix11 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix11 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix12 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar12 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix12 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar13 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix13 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix13 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar13 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook