Lidhu me ne

Kryesore

Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Nga Blendi Fevziu –

Ishte befasuese, por jo e papritur. Grushti i shtetit ne Turqi, mori vemendjen e shqiptarve, me shume se cdo event tjeter nderkombetar. Me shume se sa zgjedhjet amerikane, me shume se sa dalja e Britanise se Madhe nga Bashkimi Europian madje edhe me shume se sa gjithe eventet politike ne vendet fqinje, nga te cilat, varet fati i shume emigranteve shqiptare. Kishte nje vemendje befasuese, tek te gjitha zonat ku banojne shqiptare, nga Kosova ne Maqedoni e nga Shqiperia ne Mal te Zi. Qe shqiptaret paten kete vemendje per Turqine m’u duk befasuese. Per shume vite zhvillimet atje kane qene periferike dhe asnjehere ne vemendje te Shqiperise. Edhe lajmet nga Turqia kane qene te rralla dhe fare te zbehta ne shtypin tone. Ndaj ky evidentim ne rrjetet sociale vetem sa rihapi nje pikepyetje te madhe qe lidhet me shkakun e saj. A ishte vemendja ndaj Erdoganit dhe statuset pro tij nje qendrim parimor i shqiptareve? Pra a ishin ato qendrim legjitim ndaj nje grushti shteti pucist qe tentonte te rrezonte nje qeveri te dale nga zgjedhjet e lira? Pra a ishte reflektim i nje leksioni demokracie? Veshtire te thuhet kjo. Sepse ndersa reagimi i pare kunder nje grushti shteti ishte legjitim dhe ne sinkron me gjithe boten demokratike, reagimet e mepasme, tregonin se me shume se sa demokracine, shumica e shqiptareve te shqetesuar ne rrjetet sociale per fatin e Erdoganit dhe problemet e tij te brendshme politike. Ata qe reaguan me te drejte kunder grushtit te shtetit, nuk shkruajtem me asgje per dhunen ndaj ushtareve, per vrasjet makabre qe tronditen rrjetet sociale, per shkarkimet masive qe jane karakteristike vetem te vendeve autoritariste apo diktatoriale. Akoma me tutje mbeta i befasuar nga adhurimi ndaj Liderit Turk, me postime plot pathos dhe me shikimin e tij si mbinjeri. Te adhurosh demokracine e kuptoj; te adhurosh qytetaret qe u shtrine nen tanke per te penguar nje grusht shteti edhe kete e beso. Eshte e dinjitoze. Por te adhurosh nje person qe sillet ne menyre te tille nuk eshte aspak normale. Dje pashe nje grup studentesh ne Shkup qe grisnin diplomat e tyre sepse ato ishin leshuar nga Kolegjet e Gulenit. Qe nga Revolucioni Kulturor Kinez nuk kisha pare nje gje me absurde. Njeriu duhet te kete respekt per shkollen ku studion; ajo eshte pjese e rendesishme e jetes se tij; e thote gjithnje me mburrje ate dhe kujton me nderim profesoret e tij. Por te djegesh diplomen tende apo ta grisesh sepse paske studiuar ne nje shkolle e investuar nga nje njeri qe nuk e do Erdogan, kjo eshte vertet jashte cdo llogjike normale.
Nuk eshte cudi qe e gjithe kjo histeri me shume se sa me demokracine dhe parimet e saj, te kete te beje me besimin dhe identifikimin e shume myslimaneve me Turqine. Ne fakt, nese besimi eshte i njejte, Erdogani nuk eshte khalif. Ai nuk eshte skeptermbajtesi i myslimanizmit ne bote dhe as shpetimtari i saj. Eshte nje President i zgjedhur nga Turqit, per hir te se vertetes ne menyre legjitime, por i kritikuar mjaft dhe me te drejte per autoritarizmin e tij. Mund te jete besimtar, por asesi nuk mund te jete modeli i besimtareve shqiptare, kudo qofshin ata. Dhe aq me pak mund te jete model tolerance dhe mirekuptimi. Dy parime qe kane shoqeruar gjithnje islamizmin shqiptar. Ndaj u befasova duke pare dje kete entusiazem per nje politikan ne rrjetet sociale, entusiazem qe Shqiptaret bejne mire ta ruajne per te tjera evente dhe personazhe politike.
Blendi Fevziu

auto_blendi_fevziu14313701263

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix3 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix3 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix4 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar4 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix5 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar5 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix5 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix5 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar5 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook