Lidhu me ne

Aktualitet

Rëndohet bilanci, 300 të vdekur; mbi 2.800 ushtarakët e arrestuar

erdogan4

Është rënduar bilanci i viktimave të dhunës që shkaktoi grushti i dështuar i shtetit në Turqi. Të dhënat e fundit flasin për rreth 300 persona të vdekur.

Sipas një zyrtari të lartë të policisë, mes tyre llogariten 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë; ndërsa të plagosurit janë mbi 1.400.

Ndërkohë, janë 2.893 ushtarakët e arrestuar gjatë ditës nga autoritetet turke. Mes tyre figurojnë edhe 2 gjeneralë të lartë të Forcave të Armatosura, raporton t.ch.

Ndërsa organizmi shtetëror turk që ka nën kontroll gjyqtarët dhe prokurorët shkarkoi nga detyra 2.745 funksionarë në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur agjencia “Anadolu”, sipas të cilës vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, këtë të shtunë.

I njëjti burim shtoi se mbledhja kishte si qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të dyshuar për lidhje me figurën fetare myslimane Fethullah Gulen, që jeton në SHBA dhe që është akuzuar për nxitje të grushtit të dështuar.

Kryeministri turk Binali Yildirim deklaroi ndërkohë se në kushtetutën e vendit nuk parashikohet dënimi me vdekje, por qeveria do të shqyrtojë ndryshime ligjore për t’u siguruar që përpjekje të tilla të mos përsëriten më.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix26 sekonda më herët

Sugjerime – Serialë – NETFLIX | “Apple Cider Vinegar” dhe lidhja me dokumentarin “The Search For Instagram’s Worst Con Artist”

Në një botë ku trendet e shëndetit dhe bukurisë shpërndahen në mënyrë të shpejtë dhe të fuqishme, seriali “Apple Cider Vinegar”...

Mix3 minuta më herët

Sugjerime – Serialë – NETFLIX | “Inventing Anna”

A mund të kthehet gënjeshtra në një formë arti? Sa larg mund të shkojë një person për të krijuar një...

Mix7 minuta më herët

5 shenja të zodiakut që do të kenë sukses në jetë!

Ndërsa nuk është e mundur të parashikohet fati i një personi në shenjat e tij të zodiakut, po disa karateristika...

Mix16 minuta më herët

“Doja fëmijë”, Enxhi Nasufi rrëfen pse i dha fund lidhjes 7-vjeçare

Këngëtarja, njëherësh dhe moderatorja e njohur e WakeUp Enxhi Nasufi ishte e ftuar së fundmi në një intervistë te “Andale”...

Kryesore26 minuta më herët

Rama i vetëm, Berisha mbledh 25 parti, si do garojnë partitë në zgjedhjet e11 majit

PS-ja do garojë e vetme në zgjedhjet e 11 majit, duke mos qenë pjesë e asnjë koalicioni. Vetëm do garojnë...

Mix44 minuta më herët

8 universitetet më të mira për Mjekësi në 2025

Në shumë vende, të zhvilluara dhe në zhvillim, fusha e mjekësisë dhe e kujdesit shëndetësor ka qenë prej kohësh një...

Radar53 minuta më herët

8 mandate të sigurta për aleatët, Berisha: Kanë 1/3 e elektoratit shqiptar

Sali Berisha Sali Berisha ka mbrojtur vendimin e tij për të “dhuruar” 8 mandate deputetësh për partitë aleate, të cilat...

Kritike1 orë më herët

Dehumanizimi që sjell Big Brother

Nga Ergys Mërtiri Nëse ka një gjë që mund të demonstrojë Big Brother-i, është fuqia dehumanizuese e zhdukjs së intimitetit....

Mix3 orë më herët

Letonia bën histori, për herë të parë fiton çmimin Oscar me filmin e animuar “Flow”

Regjisori letonez Gints Zilbalodis bëri histori në ndarjen e 97-të të çmimeve të Akademisë, me filmin e tij të animuar...

Radar24 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Facebook