Lidhu me ne

Temporal

Kur dembelizmi bashkohet me lekun e Ramës

fatos-lubonja-lsa

Nga Fatos Lubonja

Pas një interviste që dhashë të enjten në mbrëmje tek Ora News mbi qendrimi tim ndaj reformës në drejtësi të futur në online edhe nga Ora News me titull: “Pse Lu mbështet Ramën dhe pse opozita ka rezerva” mbeta paksa i habitur kur pashë tek Lapsi.al se titulli ishte konvertuar në: “Lubonja: Rama ka korruptuar ambasadorin amerikan për Reformën në Drejtësi”. Duke e ditur se këtë stil të deformimit shpifës të çfarë shkruaj e ka Tema hapa edhe Temën dhe gjeta të njëjtin titull.

I çova me këtë rast Bushatit një sms, ku i vija në dukje se kjo është gazetari alla Baze, që kërkon jo të informojë, por të manipulojë dhe të delegjitimojë atë çka thotë një koleg në shërbim të padronit të rradhës. I thoja gjithashtu se nuk ishte e saktë, çfarë kishin shkruar, se ajo që po jepnin ishte intervita e plotë pasi qe një shkurtim, i zbardhur keq madje.

Ndërkohë që prisja që kolegu Bushati të harxhonte pak kohë për ta ndjekur intervistën vetë në faqen e Orës, qoftë edhe për miqësi, jo vetëm për profesionalizëm, pashë se, si përgjigje, Lapsi.al kishte vënë një lajm me titull: “Muç Nano: Lubonja dhe Ylli Rakipi bëjnë muhabet mejhanesh” ku lexova, se, duke iu referuar intervistës së një nate më parë, Muçi shkruante: “Rakipi ironikisht pyet: “Pse vallë ambasadori amerikan po na e jep këtë ndihmë të madhe?” Lubonja seriozisht i përgjigjet: “Ambasadori amerikan është i korruptuar nga Rama; kështu pëshpëritet nëpër korridore”. E duhet thënë se kur diskutimi zbret në nivele të tilla mejhanesh, nuk ke as ç’të thuash”.

Jo Muçi, edhe ti Bushat, ky nuk është muhabet mejhanesh, është shpifje, sepse të thuash që një x person është korruptuar nga y person, cilëtdo qëfshin ata, duhet ta shoqërosh me prova. Por problemi është se cili shpif dhe cili ka shkruar nga mejhania, (pasi ka marrë ndonjë porosi), pa marrë mundimin as të dëgjojë se çfarë ka thënë realisht kolegu, por duke u vënë edhe thonjëza citimeve të shpifura. Që Muçi shpif nga mejhanja e vërteton fakti se as ka marrë mundimin të pyesë, ata që e kanë porositur, se cili ishte intervistuesi, sepse Ylli Rakipi e ka mbyllur emisionin me kohë, dhe pyetjet mua m’i drejtoi gazetari i lajmeve, po Bushati, që edhe e kisha informuar, pse ngulmon në këtë shpifësirë?

Sepse intervista është aty: http://www.oranews.tv/…/lubonja-pse-lu-mbeshtet-ramen-dhe-…/
I pyetur nga gazetari të jap mendimin tim se pse Lu mbështet reformën, duke u nisur nga mendimi im për këtë reformë, që e shtjelloj gjere e gjatë, midis shumë gjërash, kam thënë edhe këto fjalë ku është mbështetur shpifja:

“Është pyetje me vend që duhet ta ngremë. Hipotezat janë të shumta, […] Njëri version, që mund të them, është gabimi. Mosverësimi si duhet i një situatës. Gabim ka bërë Rajersoni kur mbështeste Berishën në mënyrë të pakufizuar, ndërkohë që ne brenda e dinim shumë mirë se po rritej një autokrat. Gabim ka bërë edhe Limprehti kur i jepte rezerva pa fund Nanos. Gabim bëri Arvizuja kur donte të na sillte armët kimike për interesat e SHBA (sepse një tjetër arsye janë interesat e SHBA) apo kur mbështeti Berishën tek Gërdeci në formë të pakursyer. [Këtu kam dashur të them 21 janarin, jo Gërdecin. F.L.]

Pra për mua një nga arsyet [e mbështetjes] është gabimi në vlerësim. […]”

Më tej, duke dashur të shpjegoj edhe mosbesimin e opozitës, vijoj:
“Mbi Lunë, edhepse opozita nuk e thotë, qarkullojnë nëpër korridore shumë hipoteza. Që nga, po themi, hipoteza më banale, korruptim personal, deri tek lobingje të Ramës që vijnë nga Washingtoni etj., etj. Nuk di të them tani saktë, por mendoj se ne, përtej kësaj, duhet të vlerësojmë atë se çfarë mendojmë ne shqiptarët se është më e drejtë lidhur me këtë reformë, se cili është problemi themelor që kemi me të, jo pse ambasadori e mbështet apo jo.”

Tani unë i pyes këta kolegë: pse ky raport kaq i shtrembër me të vërtetën? Unë flas për hipoteza, duke e vënë theksin tek gabimi e duke e ilustruar më tej me shumë gabime që kanë bërë amarikanët, ata thonë: “Lubonja: Lu-në e ka korruptuar Rama”. Pse e kanë deformuar dhe banalizuar në këtë farë feje intervistën, që mendoj se kishte shumë argumente serioze për tu bërë oponencë nëse nuk ishin dakort? Kemi të bëjmë me paaftësi, me dembelizëm apo me atë që flitet “nëpër koridore” se kemi të bëjmë me gazetarë të lekut të Ramës dhe oligarkëve të tij, jo të së vërtetës?

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix1 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix1 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix1 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar1 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet1 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore1 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook