Lidhu me ne

Aktualitet

Erdogani do puç ushtarak për të rritur pushtetin

Washington Times, më 7 prill të këtij viti, kishte publikuar një shkrim në lidhje me mundësinë e një puçi ushtarak në Turqi, por që paralajmëronte se një puç i tillë do të organizohej nga vet presidenti Erdogan për të fituar më shumë pushtet si dhe për t’i mbajtur nën kontroll disidentët.

Më poshtë, nje pjese nga artikulli i përkthyer nga Koha.net:

Erdogani i Turqisë shfrytëzon zërat e puçit ushtarak për të rritur pushtetin, për t’i mbajtur nën kontroll disidentët

Liderët ushtarakë të Turqisë, përballe rritjes së spekulimeve brenda në vend dhe jashtë tij, ndërmorën javën e kaluar hapin e jashtëzakonshëm për të mohuar planet për një grusht shteti. Por me trazirat e brendshme, me kërcënimin në rritje nga terrorizmi, kaosin në rajon dhe historinë e intervenimeve ushtarake në Ankara, mohimet nuk i kanë heshtur zërat në Washington.

Gjeneralët turq kanë intervenuar në proceset politike gjashtë herë që nga viti 1960 si reagim ndaj tensioneve politike dhe të sigurisë, dhe intervenimi i fundit ka ndodhur më 1997.

Por disa e shohin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke i përdorur madje edhe thashethemet për pushtim të ushtrisë si mënyrë për të konsoliduar pushtetin e tij vazhdimisht në rritje dhe për t’i mbajtur nën kontroll disidentët politikë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit (AKP) është si një “lojtar i trajnuar mirë i arteve marciale”, ka thënë Aykan Erdemir, ish-anëtar opozitar i parlamentit në Turqi që tani shërben si drejtues i lartë në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracisë në Washington.

“Janë shumë të mirë për t’i kthyer sfidat në avantazh, dhe tani që thashethemet kanë nisur të shpërfaqen, ata e dinë shumë mirë se mund të përfitojnë nga ajo”, ka thënë Erdemir në një intervistë për Washington Times. “Kjo do të thotë se mediat e kontrolluar nga AKP, pro-qeveritare në Turqi i kanë kushtuar kohë dhe energji të konsiderueshme publikimit të këtyre thashethemeve për grusht shteti – pikërisht për faktin se ata e dinë që kjo do të lehtësojë deficitin e legjitimitetit të AKP-së”.

TURKEY-master768

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix21 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore22 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix22 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar1 ditë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore1 ditë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal1 ditë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 ditë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar1 ditë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook