Aktualitet
12 abonentë shpërblehen nga Loja Promocionale “ALBtv”
Loja Promocionale “ALBtv” ka përfunduar njëherazi me kampionatin Evropian, duke nxjerrë 12 abonentë fitues ALBtelecom.
Dhurata surprizë që erdhi gjatë këtij Evropiani për këta abonentë ka qenë një televizor i markës Smart Sony Full HD 55”, një nga markat më të mira të teknologjisë moderne. Këto surpriza ua kanë shtuar më shumë shijen dhe emocionet futbollit të yjeve të kontinentit.
Kompania numër një e telekomunikacionit në Shqipëri ALBtelecom ka vijuar edhe këtë verë të të shpërblejë dhe lumturojë abonentët e saj. Çdo të hënë që nga data 10 qershor deri më 10 korrik janë përzgjedhur nga dy fitues dhe kjo lojë ka vazhduar për 6 javë rresht. Për të siguruar transparencën e këtij procesi, gjatë shorteut ALBtv i cili është transmetuar në Klan TV, kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Autoritetit të Lojrave të Fatit, ata të Drejtorisë Tatimore dhe një notere.
Në kuadër të Lojës Promocionale verore “ALBtv” 12 abonentët të cilëve u buzëqeshi fati ishin:
Fituesit e javës së parë: Endrin Llanaj nga Saranda dhe Qazim Muskollari nga Tirana.
Fituesit e javës së dytë: Viol Xhafaj nga Tirana dhe Marvi Pitarka nga Tirana.
Fituesit e javës së tretë: Xhim Ibrahimi nga Lushnja dhe Vankita Reka nga Tirana.
Fituesit e javës së katërt: Shkëlqim Çuni nga Tirana dhe Bledi Shkëmbi nga Korça.
Fituesit e javës së pestë: Regant Korita nga Tirana dhe Shaban Sina po nga Tirana.
Fituesit e javës së gjashtë: Monika Prodani nga Durrësi dhe Valentin Musli nga Tirana.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu