Lidhu me ne

Aktualitet

Gjykata angleze ndalon ekstradimin

becchetti-701x394

Gjykata angleze ka pezulluar sot procedurën e ekstradimit të biznesmenit Francesco Bechetti dhe ortakut të tij Mauro De Renzis. Vendimi është marrë nga gjykatësja Nina Tempia e Gjykatës së Westminster në Londër, pas një dëgjese dy ditore.

Avokatët e Zotit Bechetti argumentuan para gjykatës se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe se procesi i ekstradimit të tij ka qenë abuziv dhe i manipuluar nga qeveria shqiptare.

Gjyqtarja Tempia ka rënë dakord me argumentat dhe provat e avokatëve duke pranuar se qeveria shqiptare ka tentuar të manipolojë informacionin në lidhje me procesin dhe akuzat ndaj zotit Beketi. Për këtë arsye ajo ka hedhur poshtë kërkesën e qeverisë shqiptare për ekstradim dhe ka urdhëruar anullimin e të gjtiha procedurave të ekstradimit.

Juristët e qeverisë shqiptare bënë të ditur se do ta apelojnë vendimin, për të cilën kanë afat 14 ditë.

Zoti Bechetti u shpreh i gëzuar me vendimin dhe mirënjohës ndaj gjykatës angleze për objektivitetin dhe profesionalizmin e trajtimit të çështjes së tij.

Ai pohoi se vendimi i gjyqtares dëshmoi qartë se proceset penale kundër tij në Shqipëri kanë qënë të motivuara politikisht.

Me këtë rast Zoti Beketi deklaroi se ai do të vazhdojë ndjekjen e të gjitha procedurave kundër qeverisë shqiptare për “dëmin e madh që i ka shkaktuar jo vetëm biznesit [të Zotit Beketi] por dhe qindra njerëzve dhe familjeve të tyre që kanë punuar në to.”

Midis Zotit Beketi dhe qeverisë shqiptare por zhvillohen tre procese ndërkombëtare arbitrazhi për dëmet e shkaktuara ndaj bineseve dhe interesave ekonomike te bzinesmenit në Shqipëri. Shuma totale e dëmshpërblimit që ai kërkon nga qeveria është 1,5 miliardë euro.

Para disa muajsh, në një vendim paraprak, Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar e Bankës Botërore ICSID në Washington DC i kërkoi qeverisë shqiptare të pezullojë procedimin penal dhe urdhërin e arrestit dhe ekstradimit kundër Francesco Becchettit dhe Mauro de Renzis, deri në shqyrtimin e plotë të çështjes prej saj./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske6 minuta më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore10 minuta më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet5 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar22 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix23 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar23 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar23 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport23 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar23 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet23 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Facebook