Lidhu me ne

Temporal

Zoti na ruajtë!

Grabitja me armë në pisten e aeroportit të Rinasit ishte dëshmia më tronditëse se policia me uniforma “alla turka”, të cilave ka nisur t’u dalë boja ende pa u përdorur, nuk mund të konsiderohen trupa të sigurisë dhe se pavarësisht paradave të suksesit me të cilat krenohet nga ministri te kryeministri, shqiptarët në këtë vend janë të ekspozuar dhe të pambrojtur.
Grabitja me armë ndodhi në pistën e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, objektin me parametrat më të larta të sigurisë, ku na u tha se masat janë shtuar pas akteve terroriste të Stambollit.
Çfarë duhet të ndodhë më për të provuar operativitetin dhe profesionalizmin e policisë që kemi? Kur lajmi nisi të marrë dhenë nëpër ekrane besova deri në fund ishte ndonjë lojë e Saimir Tahiri për të provuar gatishmërinë e policisë, ndonjë demostrim strërvitor si ato që ndodhin në bulevard. Nuk ishte kështu, edhe Saimiri nuk doli të na bindë se policia është në krye të detyrës, sepse mund të jetë në detyrë, por vetëm për të marrë rrogën ose ndonjë pjesën që i takon nga grabitjet. Çdo qytetar duhet të mos ushqejë iluzione se për sigurinë e tij kujdeset policia e shtetit. Vigjilencë personale, sytë dhe veshët katër sepse polica është vetëm për gjoba, histerizma dhe dajak në komisariat. “Ka diçka që nuk shkon. Për një vit e gjysmë është vjedhja e tretë, edhe pse bankat mundohen të respektojnë kushtet e ruajnë konfidencialitin”- thotë Spiro Brumbulli, kryetar i Shoqatës së Bankave për Moitor, duke shtuar se bankat nuk kërkojnë gjëra të mëdha, por elementët bazë të sigurisë. “Duhet parë një analizë më e thelluar, pasi kur bëhen tre raste brenda një kohe të shkurtër, nuk është më rastësi”, thotë ai. “Mund të bëhej gjëmë më e madhe, grabitësit mund të futeshin edhe në avion.” Po zoti Brumbulli mund të bëhej edhe ndonjë gjëmë më e madhe. Askush nuk jep garanci se çfarë mund të na ndodhë nëse terroristët vendosin të bëjnë ndonjë shaka me shqiptarët, si popull më amerikan se amerikanët. Zoti na ruajtë!/Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske3 ditë më herët

Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?

SHKRUAR NGA GJERGJ EREBARA Rama-Merkel Kryeministri Edi Rama dha argumentin e Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë për katër mandate, në...

Mix3 ditë më herët

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes. Tani, një ekip neuroshkencëtarësh...

Mix3 ditë më herët

5 gjëra për të cilat Ujori ka të drejtë!

Ujori është një individ që preferon të bëjë gjërat sipas mënyrës së tij dhe nuk tërhiqet lehtë. Edhe kur ndihma...

Aktualitet3 ditë më herët

Paralajmërimi i fortë i Arben Malajt: Po diskutohet të kthehemi në Republikë Presidenciale

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në...

Radar3 ditë më herët

Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

Jozefina Topalli “Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të...

Mix3 ditë më herët

Ankthi dhe depresioni shtohen gjatë dimrit, mjekia psikiatre: Mungesa e vitaminës D, shkaku kryesor

Në dimër çrregullimet mendore bëhen edhe më të shpeshta. Mjekja psikiatre, Irena Thoma tha se kjo periudhë ka shtuar numrin...

Mix3 ditë më herët

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit...

Mix3 ditë më herët

7 cilësi jo fizike që e bëjnë një femër tërheqëse dhe simpatike

Kur flasim për tërheqjen dhe sharmin e një femre, shpesh fokusohemi tek pamja fizike. Megjithatë, ka shumë cilësi jo-fizike që...

Mix3 ditë më herët

“Nuk jam bipolar”: Kanye West zbulon se në fakt, ka autizëm!

Kanye West pretendon se ka autizëm dhe beson se eshte diagnostikuar gabimisht me çrregullim bipolar në vitin 2016. Ai tha...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e horoskopit që nuk e braktisin martesën, edhe në kushtet më të vështira!

Tre qenkan shenjat e horoskopit, te cilat i qendrojne besnike marteses edhe në kushtet më të vështira: DemiDemi është i...

Facebook