Lidhu me ne

Aktualitet

Krizë: Qeveria Rama nuk paguan dot detyrimet ndaj biznesit

FMN--701x469

“Rishfashqja e detyrimeve të papaguara nga ana e qeverisë, kryesisht në projektet e investimet publike përbën një sfidë të rëndësishme.”

Ky është konkluzioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në njoftimin për media të misionit të sapo përfunduar të tij në Tiranë.

Pagesat korrekte ndaj ofruesve të shërbimeve dhe mallrave që qeveria kontrakton është reklamuar si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë dhe si ndihmë e madhe për biznesin. Konstatimi i FMN-së është një shenjë e keqe për qeverinë.

Mungesa e aftësisë së saj paguese mund të jetë rezultat i mbledhjes të dobët të të ardhurave për shkak të paaftësisë së administratës fiskale ose rezultat i krizës ekonomike që ka çuar në uljen e aktivitetit ekonomik dhe për rrjedhojë të të ardhurave, apo edhe kombinimit të të dyjave.

Gjëja më alarmante është se qeveria Rama ka ndërmarrë dhe kontraktuar një volum të vogël investimesh publike, ç’ka do të thotë se pagesat e prapambetura mund të jenë për shërbime operative, ç’ka do dëshmonte se shëndeti i financave publike është në gjendje të rënduar.

Por kjo situatë është edhe një goditje në imazhin e qeverisë. Mospagimi i kompanive private për punët apo shërbimet publike ishte një prej kritikave më të mëdha që Zoti Edi Rama dhe PS, në opozitë bënin në adresë të qeverisë Berisha. Shlyerja e tyre dhe korrektësia ndaj biznesit ishin një prej premtimeve kryesore të PS-së në fushatën zgjedhore 2013.

Me ardhjen në pushtet, Kryeministri Rama deklaroi se detyrimet e papaguara ndaj privatëve, trashëguar nga qeveria Berisha ishte rreth 400 milionë dollarë.

Sidoqoftë, për vlerësimin e volumit të pagesave të prapambetura qeveria pajtoi kompaninë e auditimit finaciar Deloitte Albania, e cila mbas auditimit arriti në konkluzionin se detyrimet e prapambetura të qeverisë ishin ishin rreth 24,6 miliardë lekë (rreth 180 milionë euro). Kjo ishte shifra zyrtare që qeveria deklaroi për disa muaj.

Por në mënyrë të çuditshme duke filluar nga muaji mars 2014 e më tej shifra e detyrimeve u fry në mënyrë të paargumentuar. Kështu, Ministri Ahmetaj deklaroi përpara Dhomës Amerikane të Tregtisë, në mars 2014, se borxhi ndaj biznesit është 600 milionë dollarë, shifër rreth 3 herë më e lartë se ajo e komanisë së auditit. Kjo shifër u përsërit në muajt pasues edhe nga Minsitri Cani dhe Kryeminsitri Rama.

Edhe për shlyrjen e borxhit, zyrtarët e lartë sërish bënë një mish mash deklaratash me shifra të ndryshme nga njëri tjetri.

Ministri i atëhershëm i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se borxhi—që sipas tij ishte 180 milionë euro aq sa kishte raportuar kompania e auditimit—do të shyhej më hua dhe jo nga paratë e buxhetit.

Në mars 2014, qeveria nënshkroi një marrëveshje 3 vjeçare më FMN–në për një hua 330 milionë euro, ndarë në 9 këste, të cilat do të përdoreshin për shlyerjen e detyrimeve që qeveria i kishte privatëve.

Ministri i Financave Cani deklaroi se kjo nuk do të ishte huaja e vetme. Një vit më vonë, në nëntor 2015, qeveria emetoi një eurobond prej 450 milionë eurosh, ku 150 milionë euro u deklaruan se do do të përdoreshin për të shlyer borxhin ndaj biznesit.

Në fund të 2015, Ministria e Financave raportoi se kishte arritur të mbyllte me sukses shlyerjen e borxheve të prapambetura që kapnin shifrën e 72 miliardë lekëve (rreth 530 milionë euro), madje më herët se afati i përcaktuar.

Ende sot nuk ka ndonjë raport, dokument zyrtar apo shifër të argumentuar mbi detyrimet e prapambetura që pagoi qeveria Rama, mënyrën si u shlyen dhe ndaj kujt u shlyen. Gjithçka, ka qenë krejtësisht jo transparente.

Por sot lajmi i FMN-së ngre pikpyetje serioze mbi shëndetin e financave publike dhe aftësinë paguese të qeverisë./Exit

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

6 lloje ushqimesh që mund të shkaktojnë celulit

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix12 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Çështjet që lidhen me financat mund të duken paksa të ndjeshme këtë javë dhe kjo mund të ndikojë në...

Mix12 orë më herët

Zbulohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila u fejua pak ditë më parë me aktorin Callum Turner, 34 vjeç,...

Letersi16 orë më herët

“Nëse do të vish” poezia më e lexuar në internet kohët e fundit

Nëse do të vish – Nga Bilbil Beqiri Eja thjesht, si njeri,pa trastat mbushur plot, pa flori, pa stoli, trokit...

Mix16 orë më herët

Billie Eilish thyen rekord botëror me këtë këngë *.*

Billie Eilish vazhdon të thyejë rekorde njëra pas tjetrës duke arritur majat e suksesit. Së fundmi, kënga e saj “Birds...

Kritike16 orë më herët

Të gjithë partitë premtojnë rritje rrogash dhe pensionesh, por askush nuk lufton për uljen e çmimeve

nga Endri Tafani Të gjithë partitë politike premtojnë rritje rrogash dhe pensionesh, por askush nuk lufton për uljen e çmimeve...

Mix16 orë më herët

iPhone 17 Air do të jetë tepër i hollë dhe jo shumë i shtrenjtë

Një raport i ri i publikuar në internet zbulon se iPhone 17 Air, i cili do të zëvendësojë modelet Plus,...

Mix17 orë më herët

Menopauza – 10 Vitaminat më të mira për menaxhimin e simptomave

Një regjim i shëndetshëm ushqimor është një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar hormonet dhe për të minimizuar...

Mix17 orë më herët

5 sekretet e Tony Robbins për të arritur qëllimet: Nisni në fillim të vitit

Në seminaret dhe konferencat e përvitshme që Tony Robbins zhvillon, gjithnjë pyetet nga publiku i tij, se cilët janë sekretet...

Mix17 orë më herët

Pagjumësia, 10 faktorë që na pengojnë të flemë mirë

Shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia në mënyrë episodike dhe përballen me pagjumësi kronike dhe pasojat e saj. Ky problem është...

Facebook