Lidhu me ne

Gatime

Të gjitha të vërtetat mbi ujin e gazuar

1

Është sekreti më i njohur nga të gjithë. Uji na bën shumë mirë. Trupi ynë ka nevojë për ujë që të mbijetojë. E vërteta është që njeriu mund të rezistojë më gjatë pa bukë se sa pa ujë. Pa këtë të fundit, trupi ynë do të thahej dhe nuk do të ishte në gjendje të funksiononte.
Në kohët moderne, konsumatorët janë shpesh në dilemë nëse duhet të zgjedhin ujin me gaz apo pa gaz. Shumë ekspertë të shëndetit bien dakord që të pish ujë me gaz është më mirë se të mos pish ujë fare. Megjithatë uji me gaz dhe uji natyral kanë disa ndryshime jo të vogla edhe në vlera.
Uji me gaz
Uji me gaz është ujë natyral i cili është pasuruar me dioksid karboni. Ky i fundit e bën ujin të gazuar dhe është i njëjti element që përdoret për lëngjet me gaz. Uji natyral është thjesht ujë.
Efektet e ujit me gaz në trupin e njeriut
Një studim i kohëve të fundit tregoi që femrat që pinin ujë me gaz në vend të ujit natyral ishin më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës se sa të tjerët. Ky studim bazohej në faktin që uji me gaz ka më shumë minerale të shtuara sesa uji natyral. Uji me gaz dhe hidratimi. Uji me gaz hidraton trupin njësoj si uji natyral. Ndryshimi i vetëm, siç e përmendëm edhe më lart është që uji me gaz përmban dioksid karboni, shkruan agroëeb.com. E megjithatë, shumë atletë dhe sportistë nuk e preferojnë ujin me gaz pas stërvitjes sepse dioksidi i karbonit i bën ata të ndihen të ngopur, ndonëse ata akoma nuk kanë pirë mjaftueshëm ujë për të zëvendësuar humbjet e lëngjeve gjatë stërvitjes. Si rrjedhojë këshillohet që uji me gaz të mos përdoret si alternativë e vetme e rehidratimit pas stërvitjes.
Efektet e dioksidit të karbonit
Një herë e një kohë, besohej që dioksidi i karbonit kufizon thithjen e kalciumit nga kockat. Megjithatë studime të reja kanë treguar që është kafeina dhe jo dioksidi i karbonit, ajo që kryen këtë proces të dëmshëm për kockat. Por pirja e ujit me gaz nuk është e njëjtë me pirjen e një lëngu tjetër të gazuar. Këto lëngje përmbajnë sasi të mëdha të fosfatit, kafeinës dhe sheqerit. Uji me gaz nuk ka fosfate apo kimikate të shtuara, as kafeinë dhe as sheqer. Përse njerëzit pijnë ujë me gaz? Shumë njerëz konsumojnë ujë me gaz, thjesht për shije. Disave ju pëlqejnë të gazuarat, por nuk duan kaloritë dhe sheqerin që gjenden tek lëngjet e tjera me gaz. Uji me gaz plot bulëza është një pije freskuese dhe shumëherë më e shëndetshme se lëngjet e tjera me gaz. Uji me gaz në fakt të sjell ndër mend ato pijet që janë të dëmshme për shëndetin, thjesht për shkak të bulëzave. Por çështja ndryshon kur flasim për ujin me gaz, pasi në këtë rast përfitimet janë më të mëdha se pasojat.
Të vërtetat dhe mitet
Siç e thamë edhe më lart, dikur besohej që të gjitha lëngjet dhe pijet e gazuara thithin kalciumin nga kockat dhe dëmtojnë dhëmbët. Por kjo rezultoi të ishte e pavërtetë. Vetëm pijet e gazuara me sheqer kanë një impakt në reduktimin e kalciumit nga kockat. Uji me gaz mund të ketë pak më shumë aciditet se uji natyral, por nuk mjafton për të dëmtuar kockat dhe dhëmbët. Një studim i publikuar zbuloi që uji me gaz kishte një efekt gërryes më të lartë se sa uji natyral, por ky efekt ishte 100% më i ulët në krahasim me pijet e sheqerosura të gazuara.
Bulëzat dhe efekti i tyre
Dioksidi i karbonit tek uji me gaz mund të ketë një impakt negativ tek disa njerëz. Mjekët thonë që ata që vuajnë nga irritimi i zorrëve mund të përjetojnë fryrje dhe gazra për shkak të dioksidit të karbonit. Si rrjedhojë, duhet të shmangësh pirjen e ujit me gaz. Kontrollo etiketat. Beso dhe kontrollo thotë populli dhe me shumë të drejtë. Nëse dëshiron të blesh një shishe me ujë të gazuar kontrollo etiketën. Përveç ujit me gaz, në tregje gjeni edhe ujë tonik, që përveç dioksidit të karbonit, përmban sheqer apo edhe sodë. Disa lloje të ujit me gaz kanë edhe shije të shtuara dhe ëmbëlsues artificialë. Ndaj është e rëndësishme që përpara se të blesh një shishe të kontrollosh mirë etiketën dhe të mos zgjedhësh sheqerin në vend të ujit.

Për më tepër: http://www.shije.al/article/4037/te-gjitha-te-vertetat-mbi-ujin-e-gazuar/#ixzz4D6DgJenT

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix1 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix1 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix1 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix1 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix1 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix1 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet1 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook