Kryesore
Sistemi elektronik i Tatimeve thyen në mes mijëra biznese të vogla
Nga data 22 qershor mbi mijëra biznese të vogla në shkallë vendi sistemi elektronik i Tatimeve ka gjeneruar automatikisht gjobën prej 10 mijë lekësh të reja. Sipas Tatimeve, edhe pse janë të regjistruar në QKR këto biznese duhet të dorëzonin edhe formularin e deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave. Bëhet fjalë për persona fizikë, që kanë vetëm një të punësuar, pra administratorin, ndaj dhe janë gjobitur. Në Drejtorinë e Apelimit Tatimor kanë vërshuar ankimimet nga bizneset e gjobitura, ndërsa avokati i tatimpaguesve ka nisur menjehërë hetimet. Drejtuesit e Tatimeve i thanë Top Channel se janë duke diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje. Sipas tyre, administrata nuk ka hapësira për të falur gjoba, pasi ato janë të sanskionuara nga ligji. Por avokati i Tatimpaguesve thotë se regjistrimi i subjekteve në QKR përbën gjithashtu regjistrimin e njëkohshëm të tyre pranë administratës tatimore, në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe pranë Inspektoratit të Punës. Sistemi ka gjobitur kryesisht tregtarë ambulantë apo persona fizikë me xhiro minimale nën 2 milionë lekë në vit, të cilët nuk kanë njohuri mbi ligjet tatimore.

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu