Kioske
“iPhone” e shpika unë”. Një shpikës nga Florida kërkon 10 miliardë$ nga “Apple” dhe 1.5% të shitjeve

Apple patent court case

Apple patent court case
Një person nga Florida, Thomas S. Ross nga Florida pretendon se ka shpikur iPhone dhe ka hedhur në gjyq kompaninë “Apple” së cilës i kërkon 10 miliardë dollarë kompensim. Ross prtendon se ka tentuar të patentojë shpikjen e tij në vitin ’90 dhe mandej kompania e Steve Jobs e ka vjedhur projektin e tij. Më tej akoma, Ross, kërkon edhe 1.5 % të shitjeve globale të “Apple”.
“Pajisja, që konstituon shpikjen, është një pajisje lexuese e kompjuterizuar, qëllimi i së cilës është të sigurojë një media alternative ndaj asaj në letër, përfshirë librat, revistat, dorëshkrimet dhe neësmedian”, deklaruan avokatët e Ross. Patenta u cilësua e braktisur në vitin 2000, pasi Ross e projektoi në vitin 1992 dhe refuzoi të paguante paratë e kërkuara kundrejt njohjes së saj.
https://www.thesun.co.uk/news/1360757/man-claims-he-invented-the-iphone-…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu