Lidhu me ne

Kryesore

Gjyqtari amerikan rrëzon padinë e ngritur ndaj dijetarit Fethullah Gylen

fethullah-gulen-75Një gjyqtar federal ka rrëzuar ditën e mërkurë një padi, ku dijetari mysliman, M. Fethullah Gylen, i cili jeton prej vitesh në Pensilvani, akuzohej se kishte orkestruar një varg shkeljesh të të drejtave të njeriut në atdheun e tij, në Turqi, duke gjykuar se këto pretendime nuk mund të trajtohen prej gjykatave amerikane.

Edhe kjo padi ka qenë e nxitur nga ana e qeverisë turke kundër Fethullah Gylenit në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoganit, ndaj klerikut dhe lëvizjes së nismuar prej tij.

Në akuzën e tyre ata shpreheshin se Gyleni kishte urdhëruar ndjekësit e tij në polici, prokurorë dhe gjyqtarë në Turqi që të shënjestronin anëtarët e një tjetër lëvizjeje shpirtërore, e cila mbante qëndrim kritik ndaj saj.

 

Gjyqtari Robert Mariani, i cili i përket rrethit gjyqësor të Scranton-it, e rrëzoi këtë akuzë duke u shprehur se pala e akuzës “ka hedhur thjesht një varg akuzash, të cilat qëndrojnë në qerthullin e pandehmave dhe nuk kanë asnjë bazë domethënëse ligjore; në to pretendohet për lidhje të ngushta të Gylenit me instanca të caktuara të shtetit dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Turqi.”

 

Ky proces gjyqësor nisi pranë kësaj gjykate pas dorëzimit në dhjetor të padisë, nën kujdesin e tre përfaqësuesve, të cilët u shprehën se simpatizantët e Gylenit në Turqi kanë mbledhur prova për çështje të ndryshme gjyqësore, kanë fabrikuar sa e sa urdhërarreste, kanë bërë rregjistrime të paautorizuara ligjërisht, si dhe kanë ndaluar dhe arrestuar shumë njerëz, duke u bazuar në denoncime të sajuara.

Prokurori i kësaj çështjeje, Robert Amsterdami, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me vendimin e ditës së mërkurë.

 

Gyleni, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999, e ka kritikuar vazhdimisht ashpër Presidentin e Turqisë, aleatin e tij të dikurshëm, për qeverisjen e tij të vendit.

“Kjo çështje ishte një sulm i pastër politik i motivuar prej administratës së Presidentit të Republikës së Turqisë… kundër z. Gylen, për asgjë tjetër vetëm se ka akuzuar publikisht administratën e Erdoganit, duke u shprehur se ajo është e korruptuar dhe autoritare,” – u shpreh Michael Miller, një prej avokatëve të Fethullah Gylenit, në deklaratën e tij të së mërkurës.

 

Kjo akuzë ishte thjesht një pjesë e fushatës së gjerë dhe të ashpër që ka nisur kundër Lëvizjes “Hizmet” në Turqi dhe më gjerë. Regjimi i Erdoganit ka nisur një gjueti në vend ndaj nëpunësve civilë në Turqi që dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen, duke sulmuar mjaft kompani të biznesit dhe duke mbyllur edhe shumë organizma mediatikë në vend. Gyleni vetë është akuzuar për veprimtarinë kriminale të përpjekjes për të rrëzuar qeverinë, duke u nxjerrë para gjykatës in absentia muajin e shkuar.

 

Amsterdami është ndalur gjithashtu edhe mbi rrjetin e mbi 150 shkollave “charter” të financuara prej të ardhurave publike, të cilat janë themeluar prej ndjekësve të Lëvizjes “Gylen”. Autoritetet shtetërore dhe federale i kanë përfshirë disa prej këtyre shkollave në deklaratat e tyre për keqmanaxhim të financave apo për mashtrim me vizat, megjithatë nuk është vërejtur asnjë shkelje që të përbëjë vepër kriminale.

Mbështetësit e Gylenit e kanë denoncuar vijimësisht qeverinë turke për përndjekjen e pandërprerë të mendimtarit turk.

“Në vend që të merret me grumbullimin e këtyre akuzave mendjelehta, të cilat shpenzojnë më kot dollarët e taksapaguesve turq dhe amerikanë, qeveria e Erdoganit është mirë të lirojë më parë gazetarët e burgosur pa të drejtë, të kthejë pronat private që janë konfiskuar prej vetë qeverisë dhe të reshtë se shënjestruari çdo zë kritik që ngrihet kundër tij, duke i kërcënuar me ndjekje ligjore, – u shpreh Y. Alp Aslandogan, i cili është drejtuesi i një grup që merret me promovimin e ideve dhe veprimtarisë së mendimtarit Gylen.

 

Link-u i lajmit origjinal:

http://bigstory.ap.org/article/b0e2536d4b5b4dceb0719aaec80c1b46/apnewsbreak-us-judge-tosses-suit-against-reclusive-cleric

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook