Lidhu me ne

Temporal

TAP shpëton rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN nuk toleroi uljen e TVSH-së për turizmin që duket në kaos

Qe Shqipëria po zbaton një program ekonomik të diktuar dhe monitoruar rreptë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kjo u konfirmua edhe pas përmbylljes së misionit të radhës në Shqipëri, i cili e bëri të qartë se qeveria në këtë marrëveshje ka vetëm rolin e zbatimit të detyrave. Ambicja e shpallur e ministrit të Financave, Aben Ahmetaj qyshse kur ishte ministër i Ekonomisë për uljen e TVSH-së për turizmin ra përfundimisht në takimin e djeshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Në krahasim me konkurrueshmërinë në rajon, kam kërkuar edhe uljen e TVSH-së, që është shumë e debatueshme dhe shumë e vështirë, por besoj e domosdoshme. Do të jetë një betejë pozitive me ministrin e Financave”, deklaronte një vit më parë Ahmetaj.http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=299765. Por kjo kërkesë u shty për një kohë të dytë siç pohoi vetë ministri Ahmetaj një ditë më parë në konfencën për shtyp. Nga ana tjetër pritshmëritë për të ardhurat nga sektori i turizmit nuk do të tejkalojnë hapat e viteve të kaluara për disa arsye edhe pse Shqipëria mund të përfitonte nga koneksti rajonal i sigurisë pas ngjarjeve në Turqi dhe problemeve të kësaj të fundit me Rusinë. Shqipëria nuk po e shfrytëzon këtë potencial për të devijuar në bregdetin e saj fluksin e turistëve rusë apo të vendeve të lindjes. Kjo për disa arsye, ku më kryesorja është mungesa e kapaciteteve dhe shërbimeve për turizëm masiv të tipit “all inclusive”. Rexhep Kasmi, anëtar i Bordit të Tur-Operatorëve Tursitikë thotë se edhe pse kërkesat nga të huajt janë në rritje dhe ardhja e turistëve ka nisur më herët këtë vit, operatorët turistikë ngrenë shqetësimin për mungesën e kapaciteteve akomoduese dhe problemet me infrastrukturën.
“Nuk kanë gjetur akoma ambjente të sistemuara, kanë gjetur makineri ndërtimi, kanale të hapura, rrugë të paasfaltuara dhe kjo ka patur një efekt negativ te ata turistë që kanë ardhur herët në Shqipëri”.http://tvklan.al/te-huajt-qe-preferojne-shqiperine/
Ndërsa drejtues të agjencisë KLSU Travel shprehen se avantazhi i Shqipërisë është bregdeti i bukur “Janë të interesuar për qëndrime nga 7 deri në 10 ditë me shërbime all inclusive, që ne mundohemi t’ia ofrojmë, pasi siç e dini ne nuk kemi shumë struktura hoteliere që i përshtaten kërkesave të tyre. Ne nuk mund ta konkurrojmë dot Turqinë, por me bregdetin tonë të bukur mund t’i joshim ata”. http://ëëë.monitor.al/shqiperia-nuk-terheq-dot-turistet-ruse-ja-pse/. Veç kësaj zona e bregut po vuan ndërprerje periodike të energjisë si pasojë e investimeve që po kryen OSHEE në linjat e tensionit të lartë, pikërisht në kohën e sezonit turistik. Ndaj dhe shenset për të konkuruar me rajonin janë vetëm iluzione që ushqejnë konferencat e qeverisë, e cila duket tërësisht e paorganizuar për të maksimalizuar fitimet nga sektori i turizmit. FMN na tha se për vitin që vijen duhet të presim një rritje ekonomike 3-4 për qind si pasojë e investimeve të pritshme në sektorin energjitik, ose thënë më konkretisht nga nisja e punimeve për shtrirjen e tubacioneve të TAP.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix1 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix1 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix1 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar1 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet1 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore1 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook