Lidhu me ne

Kryesore

Paguam shumë shpërqendrimin

Xhani De Biasi nuk e fsheh mërzinë dhe thotë se kombëtarja nuk e meritonte eliminimin. Në një intervistë për Top Channel, pak pasi gjërat u bënë të qarta, De Biasi vendosi edhe notën për ekipin.

Ai e vlerëson me 8-të për këtë performancë evropiane dhe thotë se notat nuk i jep lehtë.

Shpresoje në ndeshjen që pamë sot mes Portugalisë dhe Hungarisë?
Shpresoja edhe në ndeshjet e të hënës dhe të martës që për fat të keq nuk na ndihmuan numerikisht. Jemi këtu të zhgënjyer dhe të hidhëruar për largimin në shtëpi.

Besoj se kombëtarja jonë nuk e meritonte eliminimin, ndoshta paguam shumë shpërqendrimin në disa momente dhe presionin.

Mos ndoshta nuk duhet të shpresonim te të tjerët?
Ne si Shqipëri duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Në ndeshjen ndaj Francës duhet të shtrëngonim veten në minutat e fundit dhe të mos lejonim as golin e parë dhe as të dytin që na kushtëzoi kaq shumë.

Gjithsesi 3 ndeshje rresht kaq të bukura nuk i kemi bërë asnjëherë dhe besoj se ky është aspekt që duhet konsideruar në optikën e së ardhmes.

Çfarë note do t’i vinin ekipit tonë kombëtare pas këtij evropiani?
Nuk mund ta kritikoj ekipin, por duhet t’i heq kapelen pasi i dhamë mundësinë të tjerëve të bëjnë llogari. Kjo na penalizoi. Nëse ne do kishim luajtur sot ndeshjen e fundit mund të kishte shkuar ndryshe.

I vë Shqipërisë notën 8 dhe notat nuk i jap lehtë. E jap për atë që dha në fushë dhe për përgatitjet që bëri këtë muaj. Bëri një Europian  që askush nuk e imagjinonte.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook