Zgjidhni një dietë të pasur me vitamina B, omega 3, acid folik dhe triptofan.
Kjo nuk është një këshillë për të marrë ushqime, që bëjnë mirë për organizmin e njeriut.
Është e rëndësishme të dimë se cilët janë ushqimet anti-stres, që mund të ndhmojnë për të mbajtur të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak dhe furnizimin e trupit me antioksidantë. E pra, janë shumë të mirë frutat dhe perimet, sidomos ata me ngjyra. Por jo vetëm.
Në çantën e ushqimeve të atyre që duan të luftojnë ankthin në mënyrë inteligjente, përmes një diete të shëndetshme, ka edhe disa ushqime të tjerë, që ndihmojnë në luftën me ankthin.
Ja cilat janë ata:
1. Avokado: Përmban vitamina B1 dhe B2, mungesa e të cilave shkakton ankth akut. Avokado përmban edhe kalium, i cili ndihmon në presionin e ulët të gjakut, gjithmonë në përfitim të humorit të mirë.
2. Shpargujt: Një porcion i vetëm shpargujsh është në gjendje të sigurojë pothuajse dy të tretat e acidit folik, i cili është i nevojshëm për të shmangur ditët e këqija dhe shfaqjen e shenjave të stresit.
3. Qumështi: Të pini pak qumësht përpara se të shkoni në shtrat, ju ndihmon të luftoni pagjumësinë, pasi ka prani të antioksidantëve, vitamina B, proteina dhe kalcium, të cilat ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut. Ndërsa prania e magnezit në qumësht, ndihmon lehtësimin e muskujve.
4. Bajamet: Në sajë të pranisë të mirë të vitaminave E dhe B2, bajamet ndihmojnë sistemin imunitar gjatë kohës së rritjes së stresit dhe iu ndihmojnë të keni sërish një humor të mirë.
5.Salmoni: Përmban acide yndyrore si Omega 3, që kontrollojnë kortizolin (i njohur edhe si hormoni i stresit), gjithashtu dhe adrenalinën dhe reduktojnë rrezikun për atak kardiak.
6. Boronicat: Përmbajnë antioksidantë dhe vitaminën C, e nevojshme për të hequr ankthin.
7. Lëngu i portokallit: Është një nektar i vertetë me efektin antistres, pasi përmban vitamina B dhe C, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.
8. Arrat: Frutat e thatë dhe arrat në përgjithësi ndihmojnë për të luftuar stresin, sidomos nëse i konsumoni në mëngjes.
9.Thjerrëzat: Përmbajnë doza të mira të magnezit. Thjerrëzat ndihmojnë në qetësimin e nervave dhe në uljen e ankthit, për shkak se kanë prani të kalciumit.
10. Stikat: Janë në gjendje të reduktojnë presionin e gjakut, kolesterolin dhe arrijnë të mbajnë nën kontroll gjendjen e humorit, duke relaksuar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu