Kryesore
Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente.
Nga Ardit GjEBREA
Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur fëmijën 3 vjeç?
Po ajo “kolege” edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua të jetë vallë e verbër, memece dhe shurdhe?
Pas asaj që pashë, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte?
Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t’i vendosnin, ndryshe – drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale.
Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente.
Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë”.
*Statusi në facebook i artistit Ardit Gjebrea për rastin e dhunës ekstreme në një kopësht privat në Sauk, Tiranë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu