Kryesore
Investimet e huaja nuk do të vinë dhe ja pse
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, gjatë tremujorit të parë të 2016, investimet e huaja direkte të huaja kanë rënë mbi 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dërgesat e emigrantëve kanë rënë, gjtihashtu, gjatë të njëjtës periudhë, por vetëm me 10 për qind.
Mjaftojnë këto dy të dhëna për të hedhur poshtë, edhe një herë, deklarimet propagandistike të qeverisë, e cila vazhdon të mohojë krizën ekonomike dhe klimën jo tërheqëse për investimeve në Shqipëri.
Ajo që në fakt është e dukshme nga analiza e të dhënave historike është se, deri tani, investimet e huaja kanë qenë të orientuara në sektorë të përcaktuar qartë. Duke analizuar të dhënat e sotme është e qartë se e ardhmja nuk është fare premtuese, në qoftë se qeveria nuk zëvendëson propagandën me aksione të vërteta politiko-ekonomike, përfshi reformimin e qenësishme të sistemit ekonomik të vendit.
Sipas të dhënat të BSH-së, tregojnë se në fund të vitit 2014 inventari total i investimeve të huaja në shqipëri ishte afërsisht 4,5 miliardë euro—42 për qind e inventarit janë investime në banka dhe kompani telefonie (gati 1,9 miliardë euro), rreth 15 për qind (660 milionë euro) janë kapital i investuar në industritë nxjerrëse (pothuajse ekskluzivisht në naftë, pasi nxjerrja e kromit dhe bakrit nuk ka sjell investime të huaja); 13 për qind (570 milionë euro) janë investuar në industrinë prodhuese; rreth 9 për qind (400 milionë euro) në hidrocentrale; ndërsa janë gati të pandjeshme investimet e huaja në ndërtim me 2,3 për qind dhe në turizëm me 1,3 për qind dhe të papërfillshme investimet në bujqësi (pothuajse zero për qind).
Për të rrokur më mirë situatën që dëshmojnë këto të dhëna duhet të marrim parasysh se në sektorin bankar dhe financiar gati 90 për qind e kapitalit total është i huaj, në sektorin e telekomunikacionit mbi 95 për qind e kapitlait është i huaj, ndërsa në sektorin e nxjerrjes së naftës praktikisht i gjithë kapitali ëhstë i huaj. Vetëm në industrinë prodhuese mund të gjejmë prani të rëndësishme të kapitalit vendas (volumi i të cilit është i vështirë të matet)—i ndjeshëm në sektorin e prodhimit të energjisë nga uji dhe mbizotërues në ndërtim, tregti dhe në turizëm.
Sikurse vihet re, kapitali i huaj është përqëndruar në sektorët e rregulluar, të ndërlidhur me jashtë dhe me intensitet kapitali. Në sektorët ku ka një nivel të caktuar të konkurencës së brendëshme, përfshi ata hidroelektrikë dhe prodhues, bashkëjetojnë kapitali shqiptar dhe ai i huaj. Në sektorët e drejtuar vetëm drejt tregut të brendëshëm, me konkurueshmëri të lartë dhe me regullim të dobët, si tregtia, industria ushqimore, hoteleria, turizmi, bujqësia triumfon kapitalit vendas dhe kapitali i huaj është fare anësor.
Është e qartë se për të themeluar një bankë apo një shoqëri telefonie duhen kapitale të mëdha, të cialt nuk gjenden lehtë në tregun vendas, prandaj në këta sektorë mbizotëron kapitlai i huaj. Por po ashtu është e qartë se se në sektorët e lidhur me tregun e brendshëm, mungesa e kufizimeve për të hyrë në treg dhe e rregullimit nga shteti kanë çuar në zhvillimin e një sistemi të copëzuar, në të cilin kapitali i huaj nuk arrin dot të konkurojë, duke favorizuar kështu kapitalin e brendshëm i cili nuk trembet për të vepruar në zonat gri, në të cilat është më konkurues se ai i huaji.
Kjo shpjegon pjesërisht arsyen pse qeveria po ndesh vështirësi në krijimin e vendeve të punës dhe lehtësimin e hyrjes në treg të kompanive të huaja, jashtë sektorit prodhues fason, në të cilin ndërveprimi me vendin kufizohet vetem në gjetjen e fuqisë së lirë punëtore dhe në disa shërbime publike.
Për sektorët e tjerë prespektivat e investimeve të huaja direkte, ose më mirë dueht thënë hapësirat e qeverisë për të dnërmarrë veprime që do i bënin më tërheqës, janë të vogla: në sektorin bankar ka më shumë operatorë se mund të mendohet se është e nevojshme dhe të gjithë me një gjendje shumë të mirë kapitalesh për nivelin aktual të kreditimit; në sektorin e telekomunikacionit ka më shumë operatorë se në vendet më të zhvilluara; ndërsa në sektorin e nxjerrjes së naftës ndryshimet në kosto dhe cmimet e tregut janë jashtë ndikimit të qeverisë, dhe i vetmi aksion pozitiv i ndërmarrë, koncesioni për ndërtimin e hekurudhës Patos-Fier-Vlorë për të ulur koston e transportit të naftës deri në port, tashmë duket i lënë mënjanë pasi koncesionari Alb-Star është ëprqëndruar në bisnesin më tërheqës të ndërtimit të stadiumit të ri me kullë dhe qendër tregtare.
Në sektorin e energjisë, dhe në veçanti në sektorin hidroelektrik, shkeljet e vazhdueshme nga ana e qeversië të marrëveshjeve dhe të kontratave afatgjata për çmimin e blerjes së enrergjisë nga KESH kanë paralizuar investiemt e huaja në këtë sektor, dhe nuk shihet si qeveria mund të rindezi besimin e investitorëve.
Në sektorin e turizmit qeveria vazhdon t’i japi zonat më të mira turistike të vendit për ndërtuesit vendas, të cilët po ndërtojnë komplekse rezidenciale për tregun vendas—provë e kësaj janë posterat reklamues nëpër Tiarënë—ndërsa në sektorin e ndërtimeve kompanitë e huaja tashmë ftohen vëtëm për të bërë punimet, shërbimet, furnizimet pasi tregu i kontratave në infrastrukturë është tashmë i sunduar krejtësisht nga oligarkët vendas.
Sektorët e vetëm ku investimet e huaja mundet akoma të gjejnë vend janë ato në të cilat tregu dhe konkurueshmëria vendase nuk kanë ndikim, si për shembull produktet për eksport. Por edhe në to rreptësia e sistemit burokratik dhe fiskal vendas dhe infrastruktura e dobët përbëjnë një fakt pengues tashmë të njohur nga investitorët. Edhe përpjekja e qeverisë për të zhvilluar zonën industriale të Spitallës—që mund të ishte një instrument i dobishëm për të ulur vështirësitë burokratike dhe fiskale për investitorët e rinj—përfundoi në një tentative mashtrimi për qëllime korruptive të njerëzve të afërt me Kryeministrin.
Nisur nga më sipër, është e arsyeshme të besohet se në të ardhmen, të paktën afatshkurtër, Shqipëria nuk do të ketë investime të huaja direkte—qeveria shqiptare nuk ka me çfarë t’i tërheqë, nuk ka si t’i bëjë të hedhin rrënjë, ndërkohë që “ofron” shumë për t’i larguar edhe ata që kanë ardhur.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu