Lidhu me ne

Aktualitet

Propaganda demode e “Rilindjes Urbane”

Ka dy ditë që media pranë qeverisë po i bëjnë jehonë një vidopostimi të kryeministrit Edi Rama. Himara ka rilindur, kjo është pak a shumë idea që qëndron pas lajmeve të sfrocuara me psikozë autosugjestionuese, në funksion të idesë se “po dhe po”, Himara ka Rilindur.

Çfarë është bërë në Himarë? Është rikonstruktuar shëtitorja, e cila është filmuar dhe është shitur për shqiptarët si fillimi i një epoke të re. A thua nuk kemi qenë që në kopësht në Himarë për të parë sesi ka qenë!

Kjo muzikë e transformimit urban është përsëritur sot nga kryeministri që ka përmendur investimet në Sarandë, Qeparo etj.. Edhe këtu një shëtitore, apo një ndërhyrje në rrugë, shitet për transformim dhe investim. Pa mohuar vlerën e çdo pune që bëhet, duhet të mos pranojmë që të na fyejnë kaq hapur, pasi ata që kanë jetuar në këto qytete/za/fshatra, e dinë shumë mirë se ato tashmë “janë dhjerë” e duhet shumë punë, por Punë e Vërtetë, që të flasësh për Rilindje urbane. Është pak e vështirë të flasësh për rilindje urbane në zona ku njerëzit kanë ikur në masë, e qytezat janë populluar me të ardhur. ‘Urbane’ është një fjalë me përmasë më të gjerë sesa asfaltim i rrugës, apo pastrimi sezonal i një plazhi.

Për të kuptuar sesi efekti video është i manipulueshëm kurdoherë, po sjellim videon e postuar nga kryeministri – i cili shpërndan edhe foto mes popullit në një demonstrim të pakuptueshëm propagandeje demode – bashkë me dy video të tjera, zgjedhur rastësisht në Youtube, të cilat janë realizuar në vitet 2014-2015. Himara është po ajo, me ngjyrat e veta, natyrën dhe bukurinë që ia ka falur tjetër kush. Atë bukuri që e shëmtojnë pa masë fjalët e Facebook-ut.

Video e postuar nga kryeministri në profilin e vet Facebook:

Video realizuar në vitin 2014:

Video realizuar në vitin 2015:

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar19 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix20 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar20 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar20 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport20 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar20 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet20 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix23 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix23 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook