Aktualitet
Përfaqësuesi i “Philip Morris”: Në Shqipëri kontrabanda e duhanit zë 25 % të tregut
Industrialistët e duhanit kanë ngritur shqetësimin për kontrabandën e duhanit në Europën Juglindore. Sipas tyre Rajoni i Ballkanit Perëndimor për një vit nga kontrabanda humbet si të ardhura 400 milionë euro. Ndërsa në Shqipëri, kontrabanda e duhanit zë 25 % të tregut. Rritja e shpeshtë e akcizës është ajo që dikton dhe rritjen kontrabandës, pasi rritja e çmimit të duhanit, bën që kosumatori të kërkojë alternativë tek tregu illegal. Për këtë flasin ekluzivisht për TemA TV, në intervistat dhënë gazetares Teuta Shamku, Drejtori i Europës Jug-Lindore, për Philip Morris dhe Drejtori i Europës Jug-Lindore, për JTI.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu