Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë është një vijë e kuqe?

redline-360x343

Sidoqoftë deri ditën kur PD të votojë reformën në drejtësi [mënyra e propozuar e kryerjes së] vetingut do të jetë vija e kuqe e pakapërcyeshme.

Kështu u shpreh Kryeministri Rama, duke përdorur një metaforë të pazakontë në shqip. Pas tij, të tjerë filluan të flisnin për vijë të kuqe.

Edhe pse mund të merret me mënd, pak veta ja dinë kuptimin asaj dhe shumë e keqkuptojnë. Madje edhe Kryeministri e ka përdorur në një kuptim disi të dyshimtë. (Duket se ne kemi probleme me vijat me ngjyra, pasi edhe vijën e gjelbër, e cila shënon vijën ku mbaron zona urbane e ndërtimeve dhe fillon kurora e gjelbërt rreth qytetit, ne e njohim si vijë e verdhë—për asyen banale se e kemi kopjuar nga italishtja duke e përshtatur në shqip siç tingëllon me veshë dhe jo siç ka kuptimin, “verde” që do të thotë “jeshile” në italisht tingëllon si “e verdhë”.)

“Vija e kuqe” është përdorur nga politikanë të ndryshëm botërorë, kryesisht në kontekstin e politikës së jashtme, por ajo është frazë e zakontë vetëm në diskutimin politik amerikan. Kryeministri Rama dhe stafi i tij kanë tendencën të gjejnë përmes kërkimeve në Google citate, thënie dhe terma që përdoren rëndom në politikën amerikane dhe t’i përfsijnë ato në fjalimet e Kryeministrit (shpesh në mënyrë të pasaktë apo të pakuptimtë).

Kuptimi i shprehjes “vijë e kuqe” në zhargonin politik amerikan është i diçkaje të papranueshme apo të patolerueshme. Që diçka të jetë vijë e kuqe, do të thotë që nëse ajo gjë ndodh apo bëhet apo arrihet, apo kalohet atëhere, ose a) do të ketë pasoja ndëshkuese; ose b) nuk mund të ketë më kthim mbrapa në rrjedhën (me pasoja të dëmshme) të diçkaje.

Përdorimi më i famshëm i viteve të fundit i metaforës është nga Presidenti amerikan Obama në vitin 2012, kur ai pralajmëroi se për administratën e tij përdorimi i armëve kimike nga qeveria e Sirisë kundër forcave opozitare ishte një “vijë e kuqe”—duke nënkuptuar se nëse shkelej kjo vijë, pra nëse Presidentin sirian Asad do të përdorte armë kimike kundër popullit tëtij, SHBA-të nuk do të rrinin më indiferente.

Në fakt, Presdienti Asad i përdori armët kimike duke vrarë mijëra qytetarë, por Presidenti Obama vendosi të mos ndërhynte në Siri edhe pse ishte shkelur “vija e kuqe”, duke e nxitur kështu Senatorin McCain, ish rivalin i tij në garën presidenciale, të ironizonte se “siç duket vija e kuqe e Presidentit Obama paska qenë shkruar me bojë që del shpejt”

Origjina e metaforës nuk është shumë e qartë dhe ka një sërë shpjegimesh alternative për të.

Një shpjegim i besueshëm jep si origjinë marrëveshjen e ashtuquajtur Marrëveshja e Vijës së Kuqe mes partnerëve të Kompanisë Turke të Naftës (Turkish Petrolium Company – PC). Në marrëveshje partnerët e kompansië—disa nga kompanitë kryesore amerikane, britanike dhe franceze të naftës—u angazhuan se nuk do të ndërmerrnin asnjë sipërmarrje individuale në fushën e naftës në territorin e ish-Perandorisë Otomane, zonë në të cilën ata do të vepronin bashkarisht përmes kompanisë së përbashkët TPC. Por duke qënë se kufijtë e ish-perandorisë në atë kohë nuk ekzistonin më gjatë negociatës së marrëvehsjes qe e paqartë se për kë territory bëhej fjalë saktësiht. Prandaj, një prej partnerëve mori një laps të kuq dhe vijëzoi në hartën që kishin përpara territorin përafërt të ish-perandorisë otomane, brenda së cilit asnjë nga partnerët nuk duhet të kërkonte apo nxirrte naftë individualisht. Harta e me vijën e kuqe iu bashkangjit marrëveshjes, prandaj edhe marrëveshja u njoh me emrin Marrëveshja e Vijës së Kuqe. Frymëzuar nga ky rast, ‘vija e kuqe” mund të jetë ëprdorur si metaforë e një kufiri apo pozicioni që nuk duhet kapërxyer në marrëdhënie mes palësh

Një shpjegim tjetër i mundshëm është se shprehja është futur në fjalorin politik këto 50 vitet e fundit, duke marrë shkas nga vija e kuqe në treguesin e e xhirove të motorit të makinës, vijë që shënon kufirin kur xhirot e makinës më të mëdha se sa kërkon standardi i sigurisë së makinës dhe që nuk duhet arritur.

Një tjetër shpjegim është se shprehja ka rrjedhur nga një tjetër frazë, “vizë e hequr në rërë”. me origjinë në historinë e Romës së lashtë. Rreth vitit 168 p.e.s. Roma dërgoi një misionar të posaçëm, të quajtur Popillius, për t’i dhënë urdhër Mbretit Antiok IV të Mbretërisë Seleucide (mbretëria përfshinte afërsisht territorin e sotëm të Sirisë dhe Irakut) të hiqte dorë nga plani ti tij për të sulmuar Aleksandrinë. Mbreti Antiok u përpoq të fitonte kohë dhe të mos i pjepte përgjigje menjëhere Popilliusit. Por ky i fundit e kuptoi këtë gjë, prandaj bëri një vizë në rërë përqark Mbretit Antiok dhe i tha atij se duhet të merrte një vendim para së ta kapërxente vizën e bërë në rërë (që do të thotë brenda kohës që Mbreti mund të qëndronte në këmbë pa u lodhur mjaftueshëm sat ë donte të ndryshonte qëndrim duke shkelur kështu vizën në rërë). Pas këtij veprimi, Antioku iu bind menjëherë kërkesës së Romës.

Por pavarësisht origjinës, është e qartë se “vija e kuqe” është një ekstrem, një maksimum i tolerimit të lejuar: nëse vija e kuqe arrihet apo, e thënë ndryshe, shkelet kjo gjë sjell pasoja. Ajo është e kundërta e një minimumi, një baze, një themele, një standard të domosdoshëm, një kushti të panegociueshëm.

Prandaj, përdorimi i metaforës nga Kryeministri Rama në lidhje me “vetingun” mund të duket jo shumë i goditur, pasi ai ka dashur ta përdorë atë në kuptimin se është i gatshëm të diskutojë për çdo gjë diçkaje që ai nuk mund të negociojmë çdo gjë tjetër por jo për “vetingun”. Pra, vetingu është diçka e dëshirueshme, madjepikë apo çështje e panegociueshme, apo pozicion nga i cili Kryeministri nuk heq dorë, por jo një “vijë e kuqe” e cila po u arrit sjell pasoja të dëmshme.

Gjithsesi, nëse qëllimi i Kryeministrit në përodirmin e saj ka qënë për t’u dukur apo tingëlluar si amerikanofil apo i shumëditur dhe intelektual para qytetarëve, përdorimi i metaforës mund të ketë qenë i goditur, pavarësisht se ajo mund të mos jetë metafora më e goditur për të ëprshkruar situatën.

Fakti që Kryetari i Kuvendit Meta dhe shumë media e morën dhe e përsëritën metaforën e Kryeministrit është tregues se Zoti Rama ka ndikim të madh edhe kur thotë gjëra jo shumë të kuptueshme./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Kërkuan arrestimin e Veliaj me 46 protesta, PD me qëndrim zyrtar: E ndaluan sot për të sfumuar lajmin e grupit të Trump që do drejtojë fushatën tonë

Ka ardhur reagimi i parë nga opozita, pasi kreut të bashkisë Tiranë iu caktua masa ‘arrest me burg’ me kërkesë...

Mix11 orë më herët

Nëse hani djathë në mëngjes – Çfarë i ndodh organizmit

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të...

Kryesore11 orë më herët

Xhaferri: “De facto” non grata e Berishës është hequr, “de jure është çeshtje ditësh

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në studion e “Ditarit” me Denisa Pashollin, në A2...

Mix12 orë më herët

Avokado jeshile apo të zeza? Cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh...

Kioske12 orë më herët

Llogaria është e thjeshtë: 12 vjet në opozitë dhe mund të paguajnë LaCivita-n

Nga Alba Malltezi Ndërsa shumë prej shqiptarëve presin hetimet dhe llogaritë e SPAK të kuptojnë se ku kanë shkuar, ku...

Mix12 orë më herët

Mosha është thjesht një numër për të, sa vjeç bën Ledina Çelo?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, festoi ditën e djeshme 48 vjetorin e lindjes, por duket se koha nuk ka...

Kryesore12 orë më herët

Arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj

GJKKO ka caktuar masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.  Raportimet paraprake janë se masa e sigurisë është “arrest me...

Mix12 orë më herët

Zbuloni shenjat më dramatike të horoskopit

Disa shenja të horoskopit janë shpesh të njohura për natyrën e tyre të emocionuar dhe të dramshme. Ja disa prej...

Mix13 orë më herët

Taylor Swift, Messi, Jay-Z dhe Donald Trump, të famshmit e pranishëm në Super Bowl

Një nga spektaklet më të mëdha sportive në botë, Super Bowl-i i këtij viti, u zhvillua në New Orleans, ku...

Mix15 orë më herët

“Ishuj në qiell”, çmenduria e radhës nga Dubai

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas ndërtesave...

Facebook