Lidhu me ne

Aktualitet

Nuk bën punë presioni dhe serioziteti i Ramës

Dalja e kryeministrit në konferencën e posaçme për shtyp dhe deklarimi  i tij se ka vend për diskutim lidhur me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, dhe vizatimi i vizës së kuqe nga kryeministri për Komisionin e Vetingut dhe Apelimit të Vetingut për pastërtinë e figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk dhanë sërish efekt.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kundërpërgjigje të deklaratave të kryeministrit e bëri të qartë se opozita nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj për modelin e vendeve të rezervuara  për të katër institucionet e reja drejtësisë që do të ngrihen. “Paragrafi 88 e ka përcaktuar qartë se modeli i vendeve të rezervuara është rruga e konsensusit politik mes palëve për dy institucionet që tashmë z Rama i ka pranuar sipas këtij parimi por edhe për dy të tjerat që reziston t’i bindet të njëjtit parim, të njëjtit rekomandim të Komisionit të Venecias. Rruga është e hapur që z Rama sot apo nesër ti bindet plotësisht dhe jo pjesërisht rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Më pak se ky rekomandim, nuk mund të pranojmë. Nuk kërkojmë më shumë se ky rekomandim. Ky është qëndrimi im, dje, muajin e kaluar dhe vitin e kaluar.”-theksoi Basha.

Megjithë investimin për të marrë dafinat e një kompromisi, kryeministri duket se nuk po merret seriozisht nga opozita edhe për faktin se sa herë ka qëndruar stoik në bindjet e tij është detyruar të tërhiqet si në rastin e ligjit për dekriminalizimin.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta and American Ambassador in Tirana Donald Lu during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar19 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix20 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar20 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar20 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport20 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar20 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet20 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix23 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix23 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook