Lidhu me ne

Aktualitet

Deklarimet e sotme Rama, Basha

luli-rama-701x351

Kryeministri Rama ka dhënë sot një konferencë për shtyp, pasi zhvilloi takime të veçanta me Kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së për arritjen e një mirëkuptimi me opozitën.

Kryeministri pohoi se në lidhje me Komisionin e Posaçëm të Verifikimit dhe Komisionin e Apelimit—dy institucione të reja që krijohen nga reforma: njëri bën verifikimin e përshtatshmërisë etike dhe profesionale të kandidaturave për në sistemin e drejtësisë, dhe tjetri që shërben si komision apelimi i vendimeve të të parit—qëndrimi i shumicës është i panegociueshëm: kandidaturat duhet të miratohen me 2/3 e Kuvendit dhe, në rast të mos arritjes së kësaj shumice, emërimi i kalon Këshillit të Lartë të Emërimeve (KLE), i cili emëron kandidaturën që ai vlerëson si më të mirën.

KLE është një tjetër mekanizëm i propozuar nga reforma, i cili ka kompetencë kryesore propozimin formal të kandidaturave për emërime në sistemin e drejtësisë, pasi verifikon përputhshmërinë e tyre me kriteret e postit. Për çdo grup kandidaturash për të njejtin pozicion, KLE bën vlerësimin dhe i rendit ato nga më e mira tek më e dobta.

Këshilli i Emërimeve përbëhet nga 9 anëtarë, secili shërben vetëm për një vit, të cilët zgjidhen çdo vit me short mes gjyqtarëve dhe prokurorve të të gjitha shkallëve.

Në vend të këtij mekanizmi, Patia Demokratike kishte kërkuar një tjetër formulë e cila nuk përjashton Kuvendin nga emërimi i anëtarëve të komisioneve të mësipërme, sikurse do ndodhë praktikisht me formulën e mësipërme—është e paimagjinueshme që në klimën politike shqiptare të ndodhë që të arrihet shumicë 2/3 për votime të tilla. Formula e propozuar nga PD është e ashtuquajtura ajo e “vendeve të rezervuara”, sipas së cilës propozimet dhe emërimi i anëtarëve të komisionit i rezervohet shumicës dhe pakicës: pra, secila palë politike të ketë të drejtë të bëjë propozimet për një numër të caktuar të vendeve në komision duke siguruar kështu balancim politik në propozime.

Por Kryeministri Rama e ka përjashtuar kategorikisht këtë mundësi, duke thënë se formula aktuale pra fillimisht me votim 2/3 dhe pastaj përmes KLE-së është e panegociueshme:

Shumica e cilësuar në këtë rast është vija e kuqe, që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie, për të bërë asnjë lloj kompromisi me Partinë Demokratike,” është shprehur zoti Rama.

Por, Zoti Rama është treguar i hapur për të hequr dorë nga e njejta formulë në rastin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë — organizmat kryesore që krijon reforma që kanë përgjegjësinë për emërimin, respektivisht të të gjtihë gjyqtarët (përjashto ata të Gjykatës Kushtetuese) dhe prokurorët e vendit.

Sidoqoftë,  Zoti Rama ka theksuar se edhe PD duhet të heqë dorë nga pozicioni i saj i “vendeve të rezervuara” për të gjetur një kompromis, diku në mes të qëndrimeve të tanishme të palëve. Zoti Rama u shpreh se:

“Për dy institucionet e tjera, Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshilln e Lartë të Prokurorisë janë të gjitha mundësitë të gjendet një zgjidhje e arsyeshme kompromisi.

E kam thënë, e kam përsëritur dhe po e rinënvizoj, ne jemi gati të lëvizim edhe nga dy të tretat, sepse ishte një pozicion ekstrem kompromisi, or Partia Demokratike duhet të lëvizë nga vendet e rezervuara dhe zgjidhje ka.

Pas konferencës së Kryeministrit, doli në konferencë për mediat edhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ndryshe nga sa mund të pritej, Zoti Basha nuk shprehu ndonjë qëndrim të ri të PD-së pas hapit, në dukje drejt kompromisit, nga Zoti Rama, por u ngutur të shpallë triumfin për lëvizjen e Zotit Rama nga pozicioni i mëparshëm e tij, duke u shprehur se:

“Edi Rama pranoi sot parimin e konsakruar në opinionin final të Komisionit të Venecias, në rekomandimin numër 88, atë që njihet si modeli i vendeve të rezervuara. Dëshiron ta aplikojë në KLGJ dhe KLP, me të cilën ne kemi rënë dakord që prej muajit shkurt.”

Zoti Basha ritheksoi se Komisioni i Venecias ka kërkuar zbatimin e parimit të vendeve të rezervuara për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit dhe Komisionit të Apelimit.

Peërsa i përket votimit me dy të tretat, Zoti Basha u shpreh se:

“Opozita kurrë nuk ka kërkuar miratimin me shumicë prej 2/3. Sepse me mekanizmin zhbllokues do të thotë kapje totale e sistemit të drejtësisë. Edi Rama kurrë nuk do të pranonte dhe nuk do të pranojë konsensusin me opozitën në Parlament me 2/3-at dhe do të kapë mekanizmin zhbllokues dhe përmes tij do të kapë institucionet e drejtësisë. Kaq e thjeshtë është! Prej janarit, ne përzgjodhëm një formulë tjetër.”

Ajo që ka dashur të thotë Zoti Basha është se formula e tanishme—pra, fillimisht votimi me 2/3 në Kuvend dhe, në rast të mos arritjes së shumicës (bllokimit të Kuvendit) e drejta e emërimit i kalon Këshillit të Emërimeve— do të thotë që, praktikisht, do të jetë KLE dhe jo Kuvendi institucioni që do i bëjë realisht emërimet. Dhe PD e Zoti Basha janë të bindur që KLE mund të kapet nga Kryeministri.

Pas deklaratës së Zotit Basha, u kundërpërgjigj Kryeministri Rama, i cili u shpreh se Zoti Basha e ka keqkuptuar deklaratën e tij. Në mënyrë qesëndisëse, Zoti Rama pohoi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook:

“Dikush duhet t’i thotë Lulëzimit që s’kam thënë asgjë të re sot nga ç’thashë pas takimit me të dhe s’kam pranuar as sot vendet e rezervuara! E përsëris: Formulë zgjidhje me opozitën po, kompromis partiak për skanimin e gjykatësve e prokurorëve kurrë! Partitë larg duart nga skanimi!”

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook