Kryesore
Qeveria mendon që t’u heqë qytetarëve edhe mundësinë e blerjes online. Ul kufirin e pataksueshëm nga 150 euro në 22 euro
Blerjet online ishin një mundësi jo e keqe për mallra të mira dhe me kosto të pranueshme, çka nuk ndodh në tregun shqiptar. Por qeveria ka menduar që edhe këtë mundësi ta zhbëjë, duke ulur kufirin e pataksueshëm me mbi 7 herë. “Ministria e Financave ka dërguar në qeveri një prjojektvendim, i cili ul kufirin e pataksueshëm të blerjeve online nga 150 euro që është aktualisht në 22 euro. Vendimi pritet të marrë fuqi ligjore nga muaji i ardhshëm dhe me miratimin e tij, për çdo blerje nga interneti me vlerë më të madhe se 22 euro do të paguhet taksë. Sipas legjislacionit tatimor, aktualisht taksa për mallrat e blera nga importi shkon deri në 22.4 për qind të vlerës së produktit, ku përfshihet tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksa doganore”, raporton TCh.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu