Lidhu me ne

Aktualitet

Kikia përgënjeshtron Zhejin për videon: Je intrigant i ndyrë, pjesë e llumit!

Një natë më parë, Artur Zheji tha në Opinion se ekziston vërtet një video seksuale, se zyrtari i përgjuar është një ministër dhe që për videon është hapur një ankand, me vlerë fillestare 2 milion euro. Si për ta bërë më të besueshme këtë histori ai përmendi emrin e Mentor Kikisë, kryeredaktor në Top Channel. Kikia tha Zheji më ka nisur dy foto, në të cilat duket një me flokë të gjata, një me flokë të shkurtra…

Nuk vonoi reagimi i Mentor Kikisë, sipas të cilit Zheji nuk ishte i dehur natën e kaluar. Përkundrazi thotë ai, gjithçka është pjesë e një loje politike, e cila po bën presione mbi individë me anë të paralajmërimeve për skandale të tjera seksuale. Kikia thotë se nuk komunikon me Artur Zhejin prej 16 vitesh, kohë në të cilën ai ishte drejtor në TVA. Me këtë përgenjeshtrim të dytë, pas atij të lajmit që u publikua nga Boldneës.al, duket se video e seksit e cila eksitoi një pjesë të mirë të portaleve online duket të jetë një gënjeshtër, pre e të cilës kanë rënë një pjesë e mirë e portaleve online.

Reagimi i Mentor Kikisë, kryeredaktor i TCH

Mbrëmë në emisionin “Opinion”, analisti Artur Zheji, si të ishte në gjendje të dehur, ndërsa fliste për thashethemnajën e ditëve të fundit mbi ekzistencën e ca videove seksuale me ministra e kryetarë bashkie, deklaroi, pa u menduar gjatë, se ka parë disa frame(sekuenca) dhe disa foto të shkëputura nga një video seksuale që ia kisha dërguar unë, pra Mentor Kikia i Top Channel, siç ai u kujdes ta saktësonte “mbiemrin” tim profesional. Ai foli edhe për pozicionin e atyre që bënin seks madje, qe i kishte pare ne video. Pastaj Zheji foli për një ankand që qenka hapur nga ai që ka videon(që i bie të jem unë në këtë rast) dhe se pazari fillestar qenka 2 milion Euro. Të, cilat sipas tij, një ministër që fiton 5 milion Euro gjatë një mandati, nuk i ka gjë. Nejse, këto kalkulime janë të tijat dhe i di ai, por unë dua të saktësoj publikisht, se deklarata e tij lidhur me foto dhe frame-t e videos që i kam dërguar unë, është një shpifje e ndyrë, pa asnjë bazë dhe tërësisht haluçionante. Unë nuk kam parë e nuk kam patur asnjë fotografi, asnjë fram-e videoje e asnjë vidoe me të tillë përmbajtje. Dhe, nëse do ta kisha, dhe do të mendoja se përbën lajm, nuk do t’ia jepja Zhejit, për ta hedhur në një blog që ai paska hapur për të bërë gazetari tani në pleqëri, por do ta përdorja vetë si gazetar. E theksoj, si gazetar dhe jo si gjobaxhi blogjesh. Unë nuk kam kontaktuar asnjëherë me Zhejin, që prej 16 vjetësh kur ai ishte drejtor në TVA dhe unë redaktor, dhe kërkonte t’ia dërgonin gazetarët tekstet e lajmeve në restorant për ti parë. Unë nuk kam kontaktuar asnjë prej atyre që ai paska punësuar në blogun e tij dhe as e kam hapur ndonjëherë blogun e tij, dhe deklaratën e tij nuk e cilësoj aspak papërgjegjshmëri, as lajthitje dhe pasojë e dehjes, gjendje në të cilën Zheji mendoj se flet shpesh. Por e konsideroj një intrigë të ndyrë, pjesë e centrifugës së llumit që ka përfshirë politikën dhe median online këto kohë, që bën presion mbi individë dhe grupime politike me video, apo alarme për video.

Por unë s’jam një nga “ju” Zheji, të siguroj që nuk i përkas atij komuniteti gazetarësh që me artikuj me porosi, me mendime me porosi, apo me sajime e presione edhe video-skandalesh, krijoj salltanete ekonomike. Jetoj minimalisht dhe mjaftueshëm për mua, me çfarë më kanë paguar e më paguajnë punëdhënsit e mi që prej 25 vjetësh në këtë profesion.

Unë jam i vetmi gazetar që kam mbajtur qëndrim kundër këtij llumi, kundër paralajmërimeve të përditshme të mediave e blogjeve online, për publikime videosh me sekretare e dashnore, me homo e heteroseksualë. Kam dënuar dhe ironizuar perversitetin shoqëror, politik, publik e mediatik të vdeo-manisë, dhe video-politikën si formën më të degjeneruar të të bërit politikë. Kam ironizuar popullin që nuk pyet se cfarë i bëjnë ministrat duke i zhvatur, por vrapojnë të bëjnë gallatë me video seksi. Dy javë më parë dhe pikërisht dje, ditën që Zheji bëri deklaratën, unë kam postuar në faqen time në facebook(saktësoj nuk drejtoj e disponoj asnjë blog informativ), dy statuse ku ironizoj, dënoj dhe denoncoj pikërisht këtë fenomen të ndyrë e të pështirë, duke theksuar se unë një ministër dua ta denoncoj më parë nëse ka vjedhur apo zhvatur paratë e fondeve publike, dhe jo nëse ai qenka homoseksual apo paska dashnore. Pikërisht në këtë ditë, kur unë shkruaj kundër këtij fenomeni, Zheji zbulon se unë i paskam dërguar videon e seksit të një ministri.

Ky sqarim ishte një për opinion publik, për ata që kanë dëgjuar live në Opinion e ata që kanë lexuar të riprodhuar me pas online dhe për ata që më njohin e vlerësojnë profesionalisht.

Ndërsa me Zhejin do të përballem në gjyq, ku ai duhet të tregojë fotot dhe fram-et e videos që unë i kam dërguar. Nëse ai nuk i tregon ato dhe ku e si ia kam dërguar unë, do ti kërkoj të më dëmshpërblejë me vlerën fillestare të ankandit që, sipas tij, qenka hapur për videon e plotë të skandalit seksuel.

Besoj se nuk e shpëton dot Zhejin as fakti që në versionin online të Opinion, është këputur pjesa(frame-i) ku Zheji shpif ndaj meje.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet59 minuta më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar18 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix19 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar19 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar19 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport19 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar19 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet19 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix22 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook