Deputeti Nard Ndoka ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit që kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha të takohen dhe të kenë një axhendë të qartë për të gjitha problemet dhe boshllëqet që ka vendi sot.
Ndërkaq ai ka kritikuar se mazhoranca po përdor dy standarte për dënimin e deputetëve. Ai solli në kujtesë rastin e një jave më parë ku deputeti Sadri Abazi iu drejtua deputetit Sherefedin Shehu me fjalët “ta pres veshin”.
“Nuk gjeta të pasqyruar një incident ku një deputeti i juaj kërcënoi një deputet të opozitës me një term mesjetar duke i thënë “ta pres veshin”.
Se di si ka mundësi të kemi dy standarte në një kohë që një deputet që vjen nga fusha e biznesit kërcënon një profesor të ekonomisë dhe s’ka asnjë sanksion nga gjykata juaj e parlamentit.
Ndërsa sot s’e keni opozitën në sallë se keni përjashtuar ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit nga parlamenti”, tha Ndoka.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu