Lidhu me ne

Aktualitet

Bari fallco. Një histori e vërtetë.

Tapeti-i-barit-plastik

Dje, pamë si një kryebashkiak ekologjist fallco dhe njeri i ri (fallco) i politikës (fallco) shqiptare, pasi derdhi qindra metra kub beton (të vërtetë) në park, e mbuloi atë me një tapet bari fallco.

Për t’ja arritur këtij qëllimi, në fillim ju desh të përdorte një leje (fallco) të pa bërë publike ndonjëherë, dhe pastaj një deklaratë (fallco) të një funksionari (fallco) të Ministrisë (fallco) të Mjedisit.

Meqenëse kjo nuk mjaftoi për të qetësuar njerëzit, ai dërgoi policinë për të rrahur (me të vërtetë) kundërshtarët. Sikur të mos mjaftonte kjo, pastaj tentoi të fallsifikonte indinjatën e njerëzve duke përdorur një polic (fallco), i cili deklaroi (në mënyrë fallco) se ishte dëmtuar nga goditjet (fallco) që kishte marrë.

Më pas, kryebashkiaku e inaguroi këndin (fallco) së bashku me një artist (fallco) kryetar i një qeverie (fallco), përpara një turme (fallco) me qytetarë (fallco) që duartrokisnin, përpara rojtarëve (fallco) të së vërtetës dhe demokracisë: gazetarëve (fallco). Dhe për t’u dukur madhërisht i plotmëshirshëm, ai shpalli faljen (fallco) për të gjithë ata që e kishin kundërshtuar.

Por edhe inagurimi ishte fallco, sepse mungonte treni (fallco) që do t’i vijë vërdallë këndit të lodrave me pagesë (të veërtetë).

Gjatë inagurimit, të gjithë ishin të shpërqëndruar sepse mendonin për dëshmitë (fallco) të penalitetit të një ish-kryetari bashkie, i cili kishte harruar (fallco) se ishte dënuar (me të vërtetë) dhe kjo i krijoi probleme me ligjin e dekriminalizimit (fallco), i bërë nga një politikë (fallco) për të vonuar miratimin e reformës (fallco) në drejtësi.

Ndërkohë, Ministri i Financave, një ekonomist (fallco), fallsifikonte buxhetin e një shteti (fallco), duke deklaruar rritje (fallco) të të ardhurave dhe rritje (fallco) të investimeve të huaja, në përpjekje për të krijuar optimizëm (fallco) ekonomik për të ruajtur mbështetjen (fallco) të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rilindja (fallco) e ka kthyer qeverisjen në një makinë gjigande fallciteti dhe problemi është se gjithçka është e vërtetë./EXIT

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar19 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix19 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar19 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar19 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport19 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar19 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet19 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix22 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook