Lidhu me ne

Kioske

A ndikon hëna tek humori apo veprimet tona?

Screen-Shot-2016-05-26-at-14.27.29

Nga Fernando Bolanos

E rrethuar gjithmonë nga një atmosferë e mistershme, hëna dhe ndikimi i saj i mundshëm mbi sjelljen e njeriut, ka qenë objekt i magjepsjes stërgjyshore dhe spekullimeve mitike për shekuj me radhë. Ndërsa hëna e plotë nuk mund t’i kthejë njerëzit në ujqër, disa njerëz bëjnë përgjegjës pikërisht satelitin e tokës, se iu ka shkaktuar një gjumë të keq gjatë një nate, apo u shkaktuar ndryshime fizike dhe mendore. Por a ka ndonjë fakt shkencor pas këtyre miteve?

Për të përcaktuar nëse fazat hënore prekin në ndonjë fare mënyre njerëzit, një grup  ndërkombëtar studiuesisht studiuan fëmijët, për të parë nëse modelet e tyre të gjumit ndryshonin apo nëse kishte ndonjë dallim në aktivitetet e tyre të përditshme. Rezultatet u botuan në “Frontiers in Pediatrics”.

“Ne supozuam se kryeja e këtij studimi mbi fëmijët do të ishte veçanërisht e më i rëndësishëm, për shkak se ata janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të sjelljes se sa të rriturit, dhe se nevojat e tyre për gjumë janë më të mëdha”- tha doktor Zhan Filip Kaput, nga Instituti i Kërkimeve në Ontarion Lindore në Kanada.

Studimi u krye mbi një total prej 5812 fëmijësh nga 5 kontinente. Fëmijët vinin nga një gamë e gjerë e niveleve ekonomike dhe social-kulturore, ndërsa u morën në shqyrtim variabla të tillë si mosha, gjinia, arsimi më i lartë prindëror, dita e matjes, indeksi i masës trupore, kohëzgjatja e gjumit të natës, niveli i aktivitetit fizik dhe koha totale e qëndrimit ulur.

Mbledhja e të dhënave ndodhi gjatë 28 muajve, çka është e barabartë me numrin e njëjtë të cikleve hënore. Ato u ndarë pastaj në tri faza hënore:hënës së plotë, gjysmë hënës dhe hënës së re. Gjetjet e përftuara nga studimi zbuluan se në përgjithësi, kohëzgjatja e gjumit të natës gjatë Hënës së plotë, në krahasim me hënën e re, raportoi një rënie mesatare prej 5 minutash (ose një shmangie prej 1 përqind). Ndërkohë që nuk pati ndryshime të ndjeshme të sjelljeve apo aktiviteteve të tjera.

“Studimi ynë ofron dëshmi bindëse, se hëna nuk duket të ndikojë tek sjellja e njerëzve. E vetmja gjetje e rëndësishme ishte ndryshimi prej 1 përqind i kohëzgjatjes së gjumit gjatë hënës së plotë, dhe kjo shpjegohet kryesisht nga madhësia e mostrës tonë të madhe që maksimizon fuqinë statistikore”, thotë Kaput.

Implikimi klinik i 5 minutave më pak gjumë gjatë Hënës së plotë, nuk paraqet një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin. “Në përgjithësi, unë mendoj se ne s’duhet të jemi të shqetësuar në lidhje me Hënën e plotë. Sjelljet tona janë të ndikuara në masë të madhe nga shumë faktorë të tjerë si gjenet, arsimimi, të ardhurat dhe aspektet psiko-sociale, në vend se nga forcat gravitacionale”-shtoi ai.

Ndërsa rezultatet e këtij studimi janë përfundimtare, polemika mbi hënën mund të rezultojë në kërkime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse biologjia jonë është në një farë mënyre të sinkronizuar me ciklin hënor, apo nëse hëna e plotë do të ketë ndikim më të madh tek njerëzit që vuajnë nga çrregullime mendore ose sëmundje fizike.

“Folklori dhe madje edhe raste të caktuara të dijeve profesionale, sugjerojnë se çështjet e shëndetit mendor apo sjelljet e njerëzve dhe kafshëve, janë të prekura nga faza hënore. Pavarësisht nëse ka shkencë apo jo prapa miti, misteri i hënës do të vazhdojë të magjepsë qytetërimet edhe në vitet që do të vijnë”-tha ai.

“Frontiersin.org” – Bota

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet16 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar17 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar21 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore21 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook